SHORTI/ Mësohen çiftet për turin e tretë kualifikues të Champions League

SHORTI/ Mësohen çiftet për turin e tretë kualifikues të Champions League

Champions League

Këtë të hënë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 12:00 u hodh shorti për ndeshjet e turit të tretë kualifikues të Champions League. Përballjet e raundit të tretë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 8-9 dhe 15 gusht. Nga goglat e UEFA-s dolën përballje interesante, teksa janë 12 skuadra të reja në këtë fazë (2 garuese dhe 10 fituese nga raundi i dytë).

Me turin e dytë që është për t'u zhvilluar, UEFA ka bërë ndarjet edhe për atë pasardhës. Shorti i sotëm u nda në "Champions Path" dhe në "League Path". AEK i Athinës do luajë kundër çiftit Dinamo Zagreb/Astana, ndërsa Zrinjski Mostar i Ismajlgecit nëse kalon Bratislavën do përballet me fituesin e Sheriff - Macabi Haifa.

Portugezët e Bragës do gjejnë në turin e tretë serbët e Backa Topola, ndërsa Rangers i Skocisë luan me fituesin e Servette - Genk. Fituesi i çiftit Dnipro - Panathinaikos luan me Marseille, teksa PSV përballet me Sturn Graz. Kujtojmë se pas turit të tretë skuadrat i drejtohen fazën play-off të Championsit.

Ndeshjet:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi