Shorti për përcaktimin e gjyqtarëve që do të gjykojnë deputetin Armando Prenga. Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Artan Broci dhe Mirela Fana do të jetë paneli i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që do të marrin në shqyrtim çështjen “Prenga”.
 
Seanca e parë në Gjykatën e Lartë pritet të mbahet nesër. Kuvendi miratoi sot kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për ndjekjen penale të deputetit të Lezhës, ndaj të cilit rëndojnë tri akuza.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)