Ekipi i vetëm shqiptar në Europa League, Skënderbeu do mësojë mesditën e kësaj të premte kundërshtarin për fazën play-off. 

Në raundin vendimtar për fazën e grupeve, marrin pjesë ekipe me emër si Milan, Everton, Ajax, Zenit, Marseille apo dhe Athletico Bilbao. Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 13:00. 

Megjithatë, shtatë herë kampionët e Shqipërisë mund të ndeshen me rivalë të përballueshëm, për shkak të ndarjes së vazove nga UEFA. Ekipet që do sfidojë Skënderbeu janë Ajax, Fenerbahçe Ludogorets Razgrad, BATE Borisov, Dinamo Zagreb dhe Maccabi Tel-Aviv.

Ndarja e vazove nga UEFA
skenderbeu grupet


Shkëndija kundër grupit të Milanit
Shkëndija e Tetovës nga ana tgjetër, është vendosur në një grup me Milanin. Kjo lë të kuptohet kuqezinjtë mund të kenë një ndeshje të vështirë dhe luksi në të njëjtën kohë.

Kundërshtarët e Shkëndijës së Tetovës
shkendija

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com