Tetë shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga policia në Parma, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike: kokainë dhe heroinë. Mes shqiptarëve të arrestuar, dy janë femra.

Indentitetet e tyre nuk janë publikuar nga policia italiane, por vetëm inicialet. 9 të arrestuarit, nga hetimet që kanë nisur që në vitin 2014, dyshohet se kontrollonin trafikun e drogës në Parma. Operacioni që çoi në arrestimin e trafikantëve ishte i koduar “Lumi i madh” . 

E gjithë shpërndarja e lëndës narkotike drejtohej nga dy familje shqiptare. Përgjimet e policisë italiane kanë vërtetuar se kokaina e trafikuar nga kjo organizatë cilësohej më fjalë të koduara si “darka”, “aperitivi”, “djathi” etj.

Redaksia online
Shqiptarja.com