Shpërthejnë eksportet
rritje 14.8% në dy muaj
Eksportet kanë shënuar një rritje dyshifrore prej 14.8% për dy muajt e parë të vitit, duke arritur në 39 miliardë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.
Eksportet kanë shënuar një rritje dyshifrore prej 14.8% për dy muajt e parë të vitit, duke arritur në 39 miliardë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.
Ecuria është shumë më pozitive se vitin e kaluara, kur shitjet jashtë vendit ishin në rënie. Arsyeja kryesore e rënies së tyre vitin e kaluar, tashmë është bërë faktori kryesor që po çon në lulëzimin e eksporteve. Bëhet fjalë për grupin “minerale, lëndë djegëse e energji”, që vitin e kaluar vuajti si rrjedhojë e konjukturës së pafavorshme ndërkombëtare.
Për dy muajt e parë të vitit, ky grup është rritur me 73% në 7.6 miliardë lekë. Si nafta, ashtu dhe kromi, që janë dy produktet kryesore, kanë përfituar nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Ndërkohë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur tekstilet dhe këpucët amortizonin rënien e lëndëve djegëse e mineraleve, këtë vit kjo industri nuk e ka nisur mbarë. Eksportet e tekstileve e këpucëve u rritën minimalisht me 4.6% në 18.1 miliardë lekë, por gjithsesi vijuan të përbëjnë eksportin kryesor.
Me ecuri pozitive ka rezultuar dhe grupi i “materiale ndërtimi e metale”, që u zgjerua me 33% në 5.5 miliardë lekë. Edhe ky grup vitin e kaluar kishte shënuar rënie, si rrjedhojë e falimentimit për arsye ristrukturimi të
Kurum.
Rivënia në punë e Kurum, tashmë në emrin e Albmetal, ka rigjallëruar sërish eksportet e këtij grupi, kryesisht me shitjen e skrapit. Ngricat kanë ndikuar negativisht eksportet e ushqimeve, që kanë rënë me 9% për 2 mujorin, ndryshe nga viti i kaluar kur rritja e tyre ishte mbi 20%. Kurse, pas një rënieje dy vitet e fundit, “makineritë dhe pajisjet” janë rritur me gati 10%.
Në total, struktura e eksporteve shqiptare vijon të jetë e varur nga krahu i lirë i punës (fasoni) dhe shitja e burimeve natyrore, duke qenë tepër e ndikueshme, si nga luhatjet e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare, ashtu dhe nga ecuria e ekonomisë italiane, që është destinacioni kryesor ku shkojnë produktet e tekstileve e këpucëve. (Monitor)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 4373
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po pret në radë, Shqiptarja.com sjell pamjet nga afër të kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme në anijen 'Moliva'
2 Nëntor, 13:55
-
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
28 Tetor, 07:38
-
Anijet me mbetje ankorohen nesër, PD protestë pranë portit të Durrësit
27 Tetor, 12:21
-
Anijet me mbetje të dyshuara të rrezikshme mbërrijnë në Portin e Durrësit me 27 tetor! BAN thirrje qeverisë shqiptare: Beni analizat dhe transparencë
21 Tetor, 13:31
-
'Mbetjet e rrezikshme të Kurum' në Kuvend! Rama në interpelancë: Aludim psikopatologjik i artikuluar nga goja 7 penxherëshe! Bardhi: Kush i lejoi?
12 Shtator, 07:09
-
Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama
11 Shtator, 20:24
-
Fatos Çoçoli: Kompani që padisin Shtetin dhe bëjnë kontrabandë? Si po pastrohet Porti i Durrësit
6 Shtator, 10:33
-
Lulzim Basha: Marrëveshja me Kurum si ajo e rafinerisë së Ballshit, SPAK të nis hetimet! Para drejtësisë çdo zyrtar i përfshirë
4 Shtator, 17:49
-
KURUM mbylli aktivitetin, arrihen negociatat për punëtorët, Llatja: Ata që do rrinë në shtëpi do paguhen 35 mijë lekë në muaj, kush punon pagë 100%
4 Shtator, 12:27
-
Opozita kërkon tre ministra të qeverisë Rama në interpelancë! Shehaj pyet Kumbaron për licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve
3 Shtator, 17:22
-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
3 Shtator, 16:59
-
Kontrata u firmos pak ditë para skandalit me mbetjet toksike të Kurum, gjermanët e EMS ‘braktisin’ portin lindor në Durrës! Do të menaxhohet nga kroatët
3 Shtator, 15:36