Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin rus, pasi vazhdon të shënojë.
 
Shkodrani ka realizuar një gol në fitoren e ekipit të tij Terek Groznit 3-1 përballë Rubin Kazan.
 
Por, sot në rusi nuk ishte protagonist vetëm një shqiptar, por dy, pasi edhe Roshi shënoi përballë Rubinit duke vulosur fitoren.
 
Ky ishte goli i katërt në kampionat për Balajn dhe i pari për Roshin në kampionatin rus me ekipin e Terek Groznit.
 
Edhe Adzren Llullaku shënoi dy gola sot për Gaz Metanin në Rumani në fitoren ndaj Krakovës.


(Goli i Odise Roshit)


(Goli i Bekim Balajt)