Shpërthen Albano Bogdo: E
urrej mamanë time të paaftë!

Shpërthen Albano Bogdo: E<br />urrej mamanë time të paaftë!
Albano Bogdo jo vetëm që di të argëtojë dhe të bëjë për të qeshur me humorin e tij, por reagon shpesh në rrjete sociale edhe për problematika që e shqetësojnë, Këtë herë në një status të publikuar në Facebook, aktori i humorit ka ‘sulmuar’ nënën e tij, që e ka edukuar të jetë një njeri i mirë, në një botë që ‘të mirët i ha’.

“E urrej mamanë time. Më shtyu të lexoja libra gjithë jetën, dhe sot ato libra nuk më hyjnë në punë. Më mësoi të jem i ndershëm, dhe mbeta fukara. Më tha, që kur të më jepet mundësia të ndihmoj dikë, mos t’i kërkoj gjë si shpërblim. Më urdhëroi, që deri sa të vdisja, kur të shihja dikë të moshuar në këmbë, t’i liroja vendin. Më përgatiti të jetoja në një botë që nuk ekziston më. Prind i paaftë. Më katandisi njeri të mirë, dhe më lëshoi në një botë me ujqër që hanë fëmijët për lekë,” shkroi Bogdo, duke marrë mbështetjen e ndjekësve të tij.
albano bogdo
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?