SHKODER- Tre persona mbetën sot të plagosur pas shpërthimit të një bomule gazi në qytetin e Shkodrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pikë tregtimi gazi në aksin nacional Shkodër Koplik rreth mesditës. Shpërthimi ka ndodhur në momentin kur shitësi po mbushte një bomul gazi. Si pasojë e pakujdesisë bombola e gazit ka shpërthyer ndërsa mbetën të plagosur tre persona, nga të cilët dy në gjendje të rëndë. Ata janë 19 vjecari Andi Hysaj student si dhe 54 vjecari Petrush Uldedaj. I plagosur mbeti dhe një kalimtar i rastit. Uldedaj dhe Hysja kanë marrë plagë të rënda dhe janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushatarak në Tiranë. Kurse kalimtari, emri i të cilit nuk dihet ende ka marrë plagë të lehta. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrëfikësve të cilat pasi kanë nxjerrë dy të plagosurit kane ndërhyrë duke shuar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej tek depozita e gazit dhe bombulat e tjera. Shpërthimi i tyre mund të kishte shkaktuar një tragjedi me përmasa shumë të mëdha.
Në qarkun e Shkodrës rreziku nga bombolat e gazit është gjithmonë i pranishëm. Ato shiten vend e pa vend dhe në kushte sigurie që lënë shumë për të dëshiruar. Së fundi bombolat e gazit po shiten dhe në njësi ku tregtohen ushqime. (en/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com