Shpërthen Braçe ndaj Bashës:
Po humbni pushtetin real që keni

Shpërthen Braçe ndaj Bashës:<br />Po humbni pushtetin real që keni
Erion Braçe ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës për kryeministrin Edi Rama rreth mungesës së konsensusit për miratimin e 7 ligjeve plotësuese të reformës në drejtësi. Braçe e cilëson Bashën të paturpshëm dhe thotë që e vetmja pasojë e sjelljës së tyre është për ta, ‘’ E kuptoni, po humbin pushtetin real që kanë’’, është shprehur Braçe.
 
''Lulzim Basha nuk ka turp!! Po fare fare. Atë ligjin e "dekriminalizimit" e kemi votuar vetëm një minute pasi votuam ndryshimet në Kushtetutë. Atëherë nuk bëri naze!
Ai ligj nuk ndëshkonte asnjë krim të politikës dhe politikanëve. Ky ligj që i hap rrugë procesit të hetimit të gjykatësve e prokurorëve, duhet të vonohet, sa më shumë të mundet. E kuptoni, po humbin pushtetin real që kanë. Atë që i bën të pabarabartë me qytetarët para ligjit'', ka shkruar Braçe në statusin e tij në facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv