Shpërthen Vesa Luma: “Deri
kur do ecim veç mbrapa?!”

Shpërthen Vesa Luma: “Deri<br />kur do ecim veç mbrapa?!”
Njihet për natyrën e saj të qetë e të dashur, që gjithmonë mundohet të shprehë shumë nga vetja me gjithë modestinë që e karakterizon.

Por, ka mjaftuar një foto, që të na tregojë një tjetër anë të Vesa Lumës.

Postimi i saj më i fundit në My Story, është i pazakontë, fenomen i ndodhur ndoshta në zonat e thella të Shqipërisë apo vendet disi të prapambetura të krahinave kosovare. Një grua e shtrirë në shtrat, me femijën në krah, e zbukuruar me të gjithë veshjen e nevojshme, duket se është marrë ‘në paketë’, për të festuar në restorant lindjen e fëmijës, shkruan Bordo. 

Pranë saj qendrojnë në këmbë tre ferma, rënduar me bizhuteri të florinjta e kostume popullore. Ashtu siç duket, edhe Vesa e ka quajtur: “Një tmerr!!!”, pasi ka parë këtë imazh të gjetur…nuk dihet se ku. Indinjimi i saj vazhdon edhe më tej, ku nuk nguron të shprehet në këtë mënyrë: “Deri kur ne shqiptarët do ecim veç mbrapa! Paska lind’ nusja (sigurisht, djalë), e ia kanë sjellë krevatin (lehonës) në restorant!” Epo, ndodhi të tilla jo vetëm që nuk i sheh përditë, por nuk mund të imagjinohet të ndodhin në këto kohë moderne në të cilat po jetojmë. Nuk i vëmë dot faj Vesës, për këtë shpërthim… Më poshtë, do të gjeni postimin e plotë.
postimi i vesa luma

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës