Një shpërthim më lëndë plasëse ka ndodhur, ditën e djeshme në datën 15.01.2018 rreth orës 23:10, në vendin e quajtur "Pishat".
/Shqiptarja.com
Një sasi e vogël lënde plasëse i është vendosur një automjeti tip 'Land Rover', në pronësi të shtetasit A.Sh, 41 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.
Sipas raportimeve të shtetasit që kishte në pronësi automjetin, ky automjet ka qenë i parkuar prej disa ditësh në anë të rrugës, pasi nuk ishte në gjendje të rregullt teknike.
Sipas raportimeve nga shpërthimi i mjetit nuk ka pasur të dëmtuar p[or vetëm dëme të vogla materiale të mjetit.
Pritet të vijnë ekspertët për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com










