PAKISTAN- Një shpërthim në një treg në veri-perëndim të Peshawar-it, në Pakistan, ka lënë të paktën 31 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosor.

Policia tha se një bombë shpërtheu në tregun Kissa Khwani duke i vënë zjarrin dyqaneve dhe makinave përreth.

Ky shpërthim vjen një javë pasi dy kamikazë hodhën veten në erë afër një kishe, duke u marrë jetën të paktën 80 personave.

Në deklaratën e saj, policia dyshon së shpërthimi u shkaktua nga një autobombë.

Gazeta pakistaneze "Dawn" tha se sipas fjalëve të ministrit të Shëndetësisë, objektivi kryesor ishte rajoni i policisë. Sipas zyrtarëve, numri i të plagosurve shkonte në 76.

Sulmi mbi kishën “All Saints”, i menduar si sulmi më vdekjeprurës kundër të krishterëve në Pakistan, ndezi protesta të mëdha në të gjithë vendin.

Dy grupe militante islamiste thanë se ishin ata që urdhëruan sulmin si kundërpërgjigje e sulmeve të amerikanëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)