Pas shpërthimit të një bombole GLN në një familje në Kamëz, kryeinspektori i ISHTI, Gazmend Osmani, nisi menjëherë në vendngjarje inspektorë të ISHTI.
 
Sipas tyre, nga këqyrja e vendit te ngjarjes rezulton se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, në ballkonin e apartamentit në katin e II të një godine 5 katëshe ku ishte e montuar një sobë me katër vatra zjarri, nga të cilat 3 ishin me gaz dhe një me energji elektrike.
 
Sipas deklarimit të zonjës së shtëpisë, ajo kishte hapur ventilin e bombolës së GLN për gatim dhe kishte ndezur shkrepësen për të ndezur vatrën e sobës, në këtë moment si rezultat i rrjedhjes së GLN nga tubi i gomës që bën bashkimin e sobës me reduktorin, ka patur zgjerim të vatrës së zjarrit.
 
E zonja e shtëpisë ka arritur të mbyllë ventilin e bombolës duke parandaluar përhapjen vatrës së zjarrit në ambientet e tjera të banesës, ndërsa është dëmtuar lehtë në fytyrë.

Redaksia online
Shqiptarja.com