Shpërthimi i Dokles: Jemi më
keq se Kosova, s’vihet uji në zja

Shpërthimi i Dokles: Jemi më<br />keq se Kosova, s’vihet uji në zja
Namik Dokle, deputeti më i vjetët socialist në Kuvend, nuk i ka kursyer kritikat ndaj punës së qeverisë sa i takon vëmendjes ndaj zonave kufitare dhe investimeve në to. Dje në Komisionin e Politikës së Jashtme, ai mori shembullin e krahinës së Gorës, zonë e shtrirë mes Kukësit dhe Kosovës, për të bërë dallimin mes investimeve qeveritare mes dy shteteve.

Në Gorën që i kushtoi edhe librin më të fundit “Vajzat e mjegullës”, Dokle thotë se nuk shkon asfalti në 9 fshatra, teksa në 18 fshatrat e Kosovës, në të gjitha ka rrugë të asfaltuara. Namik Dokle tha se qeveritarët shqiptarë nuk e vënë ujin në zjarr, teksa paralajmëroi se nëse nuk do të ketë reflektim, do të vijojë të ngrejë këtë shqetësim në mënyra të tjera. Dokle u përkrah edhe nga Arta Dade, me të cilën i bashkon dhe një aksion i fundit politik: dorëheqja nga kryesia e PS-së, edhe pse Edi Rama i propozoi sërish. Dade u fokusua në zonën e Kolonjës, edhe kjo një zonë kufitare, ku tha se diferenca me Greqinë fqinje, është e madhe.

Ja qëndrimet e tyre në komision:   
Namik Dokle: Dikur në kohërat e mëparshme ka qenë një film me skenar nga Zija Çela që quhej “Kudo jetojnë njerëz”. Unë sugjeroj që ju si Fond Zhvillimi të keni parasysh pikërisht këtë: që kudo jetojnë njerëz. Të mos vraponi vetëm mbas fondeve të mëdha 100 mln, 200 mln, por shikoni edhe fonde të vogla që rregullojnë një fshat me 200 familje me 1 milionë euro investim. Po e ngre këtu si shqetësim me shpresën që do të merret parasysh, pastaj, më vonë, kur ta humbas shpresën do ta ngre edhe në mënyra të tjera. Ju e dini që në Gorë është një krahinë e tërë me 29 fshatra, ku 18 prej tyre ndodhen në Kosovë, dhe 11 në Shqipëri. Në të 18 fshatrat në Kosovë kanë asfalt, në Shqipëri asfalti mbërrin vetëm në 2 fshatra. Kur keni ndërmend tu çoni këtyre njerëzve pak jetë?

Arta Dade: Në Kolonjë ka shumë fshatra absolutisht të pa lidhura, po këtu nuk po flasim për zonat që përfaqësojmë.
Namik Dokle: E di pse flas unë? Se flas me ministrin e Kosovës, dhe 1.8 km merr përsipër menjëherë t’i asfaltojë. Bisedoj me ministrin shqiptar, me autoritetet shqiptare, asnjëri nuk e vë ujin në zjarr, dhe bëhet fjalë për 1.2 km. Ai në Kosovë shtron 1.8 km me fjalën e një deputeti, këtu për 1.2 km nuk lëviz njeri.

Arta Dade: Këtu jo vetëm që nuk e vë ujin njeri në zjarr, po ka edhe më keq. Në rrugën për të cilën po flisja më parë në Kolonjë, ishte një rrugë e aksesushme, e mirë. Firma që ka marrë tani përsipër të shtrojë 18 km, ka marrë përsipër të prishë dhe rrugën që ishte. Në vend që të vish për 50 minuta, tani do një orë e gjysmë. Tani nuk e di se sa ndërhyn qeveria shqiptare, sepse aty po punon dhe TAP. Kam marrë një gjysmë llafi dje nga kryeministri se do bëhet, por nuk e di çdo bëhet.

E kemi të gjithë këtë shqetësim Namik, sidomos në zonat kufitare. Këtu, në zonën time që është e gjitha në kufi me Greqinë, po të bësh krahasime, ana tjetër e malit është me park kombëtar e zhvillim të jashtëzakonshëm, po ne të paktën t’i lidhim me rrugë. Edhe reforma territoriale që ju kalon bashkive kompetencat, është ende në fazë fillestare e nuk ka efekte. Në zonat skajore është bërë shumë pak, ku ka aktivitet të rëndësishëm bujqësor e blegtoral. Ka njerëz që jetojnë dhe e kanë projektuar të ardhmen atje. Rrugët janë shumë të rëndësishme, s’themi kot përditë që Evropën do ta çojmë atje.    



Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale