Përgjimet nga struktura e kontrollit të brendshëm në Policinë e Shtetit zbuluan se teza e testimit për gradat në polici ishte shitur 48 orë para provimit. Report Tv ka mësuar nga grupi hetimor se me kallëzimin e depozituar pranë prokurorisë iu është vënë në dispozicion hetuesve edhe dyshimi i krijuar nga përgjimet ndaj dy oficerëve në detyrë.
Të njëjtat burime sqaruan se një nga oficerët, i cili po ashtu ka qenë garues për gradën e Komisarit ishte në përgjim për një tjetër vepër penale, por teksa fliste në celular me persona të ndryshëm është zbuluar dhe fakti që ai dispononte pyetjet e testit.
Ndërsa jo zyrtarisht në përgjime rezulton se flitet për vlera të shitjes së testit nga 2500-4000 euro nga një aplikant tek tjetri.

Draft programi i testit për gradën “Komisar”
Kallëzimi penal në Prokurorinë e Tiranës rezulton se është depozituar për vepër penale dhe jo në ngarkim të një personi apo individi. Pritet që javën e ardhshme të dëshmojnë nga kryepolici Ardi Veliu, zëvendësit e tij e po ashtu edhe Bilbil Mema, drejtori i Akademisë së Sigurisë.
Në rrethin e të dyshuarve rezultojnë edhe anëtarët e Komisionit dhe ata të ruajtjes së dokumenteve sekrete siç konsiderohet edhe teza e provimit për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”.
Ky testim u anulua pas shpalljes së fituesve, dhe 6 ditë pasi ishte certifikuar nga vartësit e kryepolicit Ardi Veliu si dhe përfaqësuesit e Pameca-s të cilët po ashtu ishin të pranishëm gjatë këtij provimi.
Ky testim pas anulimit ishte planifikuar të ribëhej por me nisjen e hetimeve për nxjerrjen e sekretit, dyshimet për korrupsion si dhe shitjes së testit bënë që z.Veliu ta anulojë atë për një afat të papërcaktuar deri sa të hetohet ky rast.
Ky është rasti i parë që në Akademinë e Sigurisë anulohet testi për gradat mbi dyshimet se teza është shitur duke dekonspiruar sekretin mbi pyetjet që aplikantët do duhet t’i përgjigjeshin për të fituar titullin “Komisar” dhe “Kryekomisar”.
/Shqiptarja.comKomente


Nenpunes policie si Ardi Veliu nuk i vin me keti vendi e sulmojn ngaqe nuk behet pal me pislleqet
PërgjigjuE njeh mirë ti?? Apo je nga ata minjtë e shpëtim Gjikës që e kishte sekser Veliun dhe ortak pallatesh te pisllëqet që bënin bashkë kur ishte me policinë bashkiake në Vlorë.
Nje Dtejtor si Veliu nuk i vjen me ketij vendi. I drejt i paster i fuqishem trim etj etj . Po ky popull do hajdut e cifteli
PërgjigjuSi do që të jetë këta janë e "Keqja më e Vogël" , krahasuar me BANDITËT , KRIMINELËT , NARKO-TRAFIKANTËT , HORRAT , TRADHTARËT dhe KRYEHAJDUTËT e PD KRRIMIT dhe LSI ZHVATJES !! Ne Shqiptarët jemi Popull pa FAT , që VOTOJMË për të KEQEN më të VOGËL !?!!
Përgjigju@ FAIK po Arben cuko,armando prenga,tom doshi,arben ndoka,..jan te PD?.jeni tifoz te partive si per ekipet e futbollit,hajdutet jan nga te gjitha anet dhe nga te gjitha ngjyrat.ata meritojn te gjith ndeshkimin
Sakt.
Këta shesin tezë provimi.. Imagjinoni o pupull ca mund të presësh nga këta po të denoncosh një kriminel, që për të gjetur kush e ka denoncuar jep 10mijë apo më shumë €.
Përgjigju