Shpallen 82 projekte fituese për Projekt-Propozime 2015 në Art dhe Kulturë nga MK


TIRANË, 12 Shkurt / ATSH - Pasi shpalli më  17 nëntor thirrjen për Projekt-Propozime 2015 në Art dhe Kulturë, thirrje kjo e cila u mbyll në datë 9 janar 2015, Ministria e Kulturës ka njoftuar së fundmi se Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 300 projekt-propozime nga të cilat përzgjodhi  82 projekte fituese.
"Në këtë thirrje për vitin 2015 është parë një interes në rritje i aplikantëve me propozime, ide dhe projekte  të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore" , thekson MK-ja.
Ndërkohë që Kolegjiumi i konsultuar  me ekspertë të  vlerësimit të politikave dhe strategjisë kulturore, vlerësoi fituese projekt-propozimet  që u përputhën me  kriteret  e shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime.
Projektet që shprehin Ide novatore,  qëndrueshmëri dhe vazhdimësi, ato që garantojnin cilësi dhe profesionalizëm në realizim, mundësi për rritjen profesionale të artistit,  ato që sillnin zhvillim dhe gjallërim të skenës artistike e kulturore në Shqipëri, që dëshmonin respektimin e të drejtës së autorit, duke veçuar edukimin përmes artit dhe kulturës, krijimtarinë artistike  dhe përkrahjen e të rinjve janë zgjedhur si projekte fituese.
Duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritja e audiencave, shtrirja gjeografike dhe kohore, si dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera, projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme nga Ministria e Kulturës, e cila do ti kontaktojë brenda 10 ditëve për të vazhduar me hapat e mëtejshëm.
Ndërkohë që lista e plotë e projekteve të përzgjedhura, vijon si më poshtë"
 
Titulli i Projektit                                                   Gjinia, Forma e shprehjes                         Subjekti
 
4x4x4m2 (Kufizimi si liri)
Teatër/ Dramaturgji/Shfaqje alternative
Stefan Çapaliku
"Albamono"
Teatër/Festival ndërkombëtar i monodramës
Dhimitër Orgocka
Albania Dance Meeting Festival
Kërcim/ Festival ndërkombëtar i dancit kontemporan
Shoqata "Durrës Beauty"
"Arritën......ilirët"
Teatër/Laborator eksperimental
Genti Bejko / Albartist
"Art House"
Art/Krijimtari/Edukim/Arti si eksperiencë dhe kërkim gjuhësor
Adrian Paci
Artkontakt festival
Art pamor/Festival artit bashkëkohor
Art kontakt
Bunkerët e Shqipërisë
Botim/Kërkim/Hulumtim
Qendra Art Kulturë Integrim
Kritika dhe publicistika reaksionare
Botim/Kritikë
Agron Gjekmarkaj
Çmimet Kult
Çmime /Art&kulturë
Akademia Kult
Dea Open Air
Film/Festival ndërkombëtar
Multimedia Studio
Different Trains Festival
Muzikë/Festival i muzikës së dhomës
Different Trains
"Dikush që do të kujdeset për mua" Franc Mc Guinnes
Teatër/Laborator eksperimental
Esmeralda Stafa
"Dita zë fill"
Film/Prodhim artistik, film me metrazh të gjatë
Gentian Koçi
Doku TIFF
Film/ Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar
Albanian Art Institute
"Edhe unë mundem"
Edukim/ Laborator teatror/Riaftësim me fëmijë me aftësi të kufizuara
Emiljano Palali
Europa Kreative dhe industria audiovizuale, një input i ripër Shqipërinë
Zgjerim audiencash/Zhvillim aftësive artistiko-kulturore/Zhvillim i industrisë audio-vizuale
Instituti Adriapol
Ekspozitë me riprodhime të artefakteve
të muzeut të Durrësit për persona
me aftësi të veçanta shqisore
(të verbër)
Art figurativ/Riaftësim/Ekspozitë
New Politics
Festival ndërkombëtar i akuarelit
Arte pamore/Festival/Zhvillim audiencash
Shoqata kulturore Vizart
"AniFest ROZAFA 2014? Shkodër
Filmi animuar/Edukim
Shoqata Anifest
"Flauti magjik"
Muzikë/Festival/Zhvillim audiencash me shkollat e mesme
Klarineristët shqiptarë dhe improvizimi muzikor
"Butrint 2000"
Teatër/ Festivali 13-të ndërkombëtar i teatrit
Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar, Tiranë
Festivali i 53-të mbarëkombëtar i këngës për fëmijë Shkodër 2015
Muzikë/Festival për fëmijë
Shoqata Shpirti Artistik i Shkodrës
Art- Im- Pulse
Film/Festivali i filmit ballkanik dhe artit kulinar
Art- Im- Pulse
Familja Durrazzo
Dokumentar/ Histori
Matilda Terpollari
Festivali i letërsisësë re ballkanike
Letërsi/Autorë të rinj/Debat ballkanik
Shtëpia botuese "Saras"
Festivali i veprave të ndaluara
Edukim/Memoria kulturore tek të rinjtë
Qendra URA
Festivali Multikulturor
Art&Kulturë&Trashëgimi
Njerëz dhe Ide
Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut në Shqipëri
Filmi/Edukim me konceptet e të drejtave të njeriut/ Art vizual
OraFilm Marubi
Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë II
Letërsi/Debat/Lexime
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë- Jonila Godole
Festivali Ndërkombëtar Operistik "Marie Kraja"
Arti lirik operistik
Shoqata "Kulturë - Media - Art"
Giffoni Shqipëria Film Festival
Festival
Mediavision
"Gjashtë personazhe kërkojnë autor"
Teatër/Laborator eksperimental
Teatri Shëtitës
"Historia e Çamërisë së Epirit"
Studim/Histori
Kristo Frashëri
"Historia e Penelopës"
Teatër/shfaqje
Taulanda Jupi
Informal Mind, edicioni 2
Art kontemporan/Muzikë/Art vizual
M.A.M
International festival "Jazz in Albania"
Muzikë jazz/Festival
Shoqata "Syri blu"
Javët e dizajnit në Tiranë 2015
Art pamor
Universiteti Polis
Kaba 2.0 festival
Muzikë,branding Albania
Rek Remont Kapital
Kadare: bibliografi - vëllimi II
Letërsi/Bibliografi
Lili Sula, Jorina Kryeziu
Karnavalet e Shkodrës 2015
Arti i rrugës/ Traditë
Venice Art
Këngë e nënës
Muzikë/Koncert recital
Kastriot Tusha
Klasat Kreative
Edukim artistik/ Zhvillim audiencash
Qendra Revision
Klubi i kritikës shqip
Kritikë
Fondacioni Mapo
Koloni e teatrit alternativ
Teatri alternativ, zgjerimi i veprimit
Shoqata Europiane e Teatrit Bashkëkohor Shqiptar A.T.K
Koncert premierë i kuintetit të Universitetit të Arteve me vepra që luhen për herë të parë në Shqipëri
Muzikë/Koncert
Vojsava Manaj
Koncert Simfonik Pianistik me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar
Muzikë klasike/Koncert simfonik
Redi Llupa
Koncerte muzike dhome nën moton "Wunderkind - fëmija gjeni"
Muzikë dhome/Koncerte
Endri Nini
"Kostandin", bazuar në romanin e njohur "Kush e solli Doruntinën" nga Ismail Kadare
Teatër/Shfaqje artistike
Laert Vasili
Kulinaria është art
Dokumentar/Traditë
Ahmet Dursun dhe Rajmonda Nelku
Letërsia shqipe e diasporës, 1944 - 1990 (Historiografi V. I, Antologji V.II)
Letërsi/Historiografi
Leka Ndoja
"Mall për vendlindjen"
Muzikë/Koncert recital
Justina Aliaj
Mbështetje për seksionin art dhe kulturë të revistës "Europa"
Revistë/Botime
Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare
Mjeshtra të pikturës shqiptare - fillimi i viteve 1900
Botim/Katalog arti
Xhoan Guga
"Muza rome 2"
Muzikë/Trashëgimi/Traditë
Integrimi i romëve të veriut
"Muzeu i memories"
Muze virtual/Arti ndaluar
Instituti Shqiptar i Studimeve Politike
Netët e muzikës klasike
Muzikë klasike/Biennale
Haig Zacharian, Florian Vlashi
"Oda e hapur"
Letërsi/ Televizion
Mimoza Hysa
"Orët"
Krijimtari / Operetë
Fondacioni Pelod
Organizimi i festivalit letrar për të rinj "Tiranë 2015" (Edicioni I)
Letërsi/Festival
"Toena"
Panairi i XVIII i librit "Tirana 2015"
Letërsi/Botime/Promovime
Shoqata e botuesve shqiptarë
"Pianodrom"
Muzikë/Festival ndërkombëtar pianistik
Aelfio
Pesë këngët e Shekspirit
Teatër/Shfaqje alternative
Demaj/ Nikolla
Poeteka
Letërsi/Festival/Botime/Rezidencë/Revistë
Shoqata Poeteka
Polifonia e Feltartit në telajo
Art pamor/Traditë
Mimi Memiaj
Postromanticizmi në literaturën e kontrabasit dhe vlerat interpretative
Muzikë/Koncert recital
Dritan Gani
Prof. Francesco Altimari: Arbëreshët: Një urë në / për kulturën kombetare"
Letërsi/Studim
Shtëpia botuese dhe studio letrare Naimi
Festivali i librit dhe i arteve (Pranverë 2015)
Art&Kulturë&Letërsi
Shoqëria e librit shqip
Revista "JugART"
Revistë/Botime
Blerim Kore
Revista kulturore "Symbol"
Revistë/Botime
Orjela Stafasani
Revolta e Spaçit
Letërsi/Botim
Bedri Blloshmi
Rritje kapacitetesh për "Unlimited"
Organizata artit gjithpërfshirës. Rritje kapacitetesh/ Shkrim projektesh/ Ekspertiza EU
Fondacioni "Rruga me pisha"
Rroku në shkollë
Edukim /Muzikë bashkëkohore/ Audienca të reja
Eduard Dashi
Sabat 2015, "Punëtori mbi mjeshtërinë e shkrimit në prozë dhe poezi"
Letërsi/Edukim
Luljeta Leshanaku
"Shqiptarët"
Gazetari/ Publicistikë/ Antropologji kulturore
Ben Andoni
Simfonia nr.1, "Shfaqu Zot!", për bariton, kor dhe orkestër simfonike me katër kohë
Muzikë simfonike/Krijimtari
David Tukiçi
Street Art Albania
Arti i rrugës
Artsmedia
"Teatralitura"
Botim/ Arti skenik
Romeo Kodra
Teatri në edukim, "Imagjinatë e rrugëtim"
Edukim/ Teatri në edukim
Qendra e Hulumtimit Progresiv
TullaTv
Media kulturore online
Qendra KulturoreTulla
Turneu veror i talenteve të reja
Turneu veror i talenteve të reja
Fondacioni Dritan Hoxha
Vox Baroque
Festivali i Muzikës së Vjetër
Qendra Vox Baroque
Zëri i një kitare të thyer
Muzikë/Riaftësim/Sensibilizim
Volart Production

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë