Shpallen 9 dramat fituese që
do të lexohen në publik

Shpallen 9 dramat fituese që<br />do të lexohen në publik
TIRANE- Ka përfunduar faza e dytë e seleksionimit të veprave të konkursit të Teatrit Kombëtar për dramaturgjinë shqipe “Netët e dramës shqipe”. Këtij konkursi i janë përgjigjur 26 dramaturgë, të cilët kanë dorëzuar pranë TK-së rreth 44 vepra teatrore shqiptare. Komisioni i përbërë nga aktorët  Ndriçim Xhepa e Yllka Mujo, regjisorët Spiro Duni dhe Sesilia Plasari dhe aktori Dritan Boriçi ka bërë përzgjedhjen e veprave të atyre që konsiderohen me interes prioritar për t’u ngjitur në skenën e TK-së gjatë një sezoni artistik.

Mësohet se janë përzgjedhur nëntë vepra të cilat më pas do të lexohen në publik nga aktorët e teatrit, për të vendosur se cila prej tyre pëlqehet më shumë dhe me vendimin e bordit artistik rrjedhimisht meriton të vihet në skenë. Kështu për nëntë veprat fituese të paraqitura më si më poshtë, Teatri Kombëtar do të zhvillojë një fazë të tretë për të përzgjedhur dy-tre veprat më të mira. Veprat të cilave leximi publik u mundësohet nga TK janë (sipas rendit alfabetik të autorëve):

1. Arta Arifi: “Gruaja në dritare”
2. Stefan Çapaliku: “Provat e një vdekje të paralajmëruar”
3. Ferdinand Hysi: “Misteri i Trekëndëshit të Bermudës”
4. Vangjel Kozma: “Horoskopi Babilonas”
5. Mihal Luarasi: “Kolltuku magjik”
6. Pirro Mani: “Grindje me vetveten”
7. Odise Plaku: “Shtëpia e re”
8. Ruzhdi Pulaha: “Koha fajtore”
9. Mustafa Tukaj: “Të ftuarit”
 
Nga drejtoria e Teatrit Kombëtar pohojnë se komisioni i leximit diskutoi gjithashtu me interes të veçantë vlerat e veprave të mëposhtëme, të cilat Teatrit i duken me një rëndësi prioritare të rangut të dytë dhe nuk ua mundëson organizimin e plotë të leximit publik. “Nëse autorët e këtyre pjesëve arrijnë të organizojnë vullnetarisht leximin publik të pjesëve të tyre TK i mirëpret në "Netët e leximit të dramës shqipe" dhe i mbështet me ambientet e përshtatshme për lehtësimin e leximit”, thuhet në lajëmrimin zyrtar të TK-së. Bëhet fjalë për këta autorë:

1. Doruntina Basha: “Gishti i perë”
2. Romeo Collaku: “Plaga e vetme e Gjergj Elez Alisë”
3. Saimir Gongo: “Shtëpia pa dritare”
4. Bashkim Kozeli: “Vajza e gjeneralit”
5. Gazmend Krasniqi: “Koncerti”
6. Naun Shundi: “Misto”
 
Sipas lajmërimit zyrtar të TK-së një inkurajim të veçantë komisioni i leximit ua drejton autorëve Doruntina Basha për veprën "Gishti i prerë" dhe  Gazmend Krasniqit për veprën "Koncerti". “Këto pjesë, me një numër të kufizuar personazhesh (2) do të ishin momentalisht jashtë prioriteteve të politikes sonë të programimit, por TK duke promovuar cilësinë e tyre, ua këshillon projekteve private si dhe teatrove të tjerë dhe angazhohet të bashkëpunojë për to duke i mbështetur, brenda mundësive, me të gjitha mjetet.”, thuhet në lajmërimin e Tetarit Kombëtar.

 Dramaturgët që kanë dorëzuar veprat në Teatrin Kombëtar nuk janë vetëm nga Shqipëria, por dhe Kosova e Maqedonia. Konkursi “Netët e dramës shqipe” në Teatrin Kombëtar erdhi pas “Takimit Mbarëkombëtar për Dramaturgjinë Shqipe”, i cili u zhvillua para disa muajsh, ku u diskutuan problemet dhe kriza e dramës shqipe. Konkursi që po zhvillon aktualisht Teatri Kombëtar, ka qenë një nga pikat më të forta të platformës së drejtorit Hervin Çuli. Konkursi u çel më 22 prill dhe u la afat një muaj kohë që nga çelja e tij.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike