Ato ditë të fund shtatorit 1946, në Nikaj Mërtur kishte pllakosur zija. Në familjen e Cun Qehajasë pasi qe vrarë i zoti i shtëpisë, , komunistët kishin pushkatuar pa gjyq, edhe njëri prej djemve të tij të rritur Ukën. Djali i madh Gjeloshi, i pranishëm në momentin e pushkatimit të të vëllait, i tronditur e i rebeluar ishte mbajtur nën arrest prej komunistëve. Në kullën e tyre tre katëshe e jëma Dalina me vajzat dhe djalin e vogël Markun, të zhytur në dëshpërim, do të nsinin një kalvar të ri vuajtjesh. Kush do ti mbështeste? Nuk kishin më askënd që ta kshin krah, e për më tepër dyshimet dhe akuzat e komunistëve do të vijonin të shkaktonin plagë të reja në këtë familje.
Prenda asokohe 9 vjeçare kujton se pas vrasjes së Ukës, e ëma ishte zhytur në dëshpërim. Ishte bërë e ligë prej të keqes që i kishte rënë për pjesë dhe nuk e dinte se as në atë lëngim e dhimbje nuk do ta linin të qetë. Menjëherë pas pushkatimit të Ukës, kulla e tyre ishte rrethuar nga partizanët, të cilët kërkonin të gjenin fakte se ata kishin mbëhstetur dhe ndihmuar të arratisurit antikomunistë. Prenda e kujton mirë atmosferën e asaj ditë të tmerrshme në familjen e tyre. Pasi komunistët kishin ardhur në kullën e tyre kishin nisur të pyesnin familjarë e kushërinj, se si i kishin mbështetut të arratisurit.
Prenda Niklekaj:...i thonë atij kushëririt tim: a i pe kaçakët, a u çove bukë? - Ranë në ushtri more në oborr, na rrethuan, - thotë. - Çfarë po thua more? – tha. – Kush e ka nxjerrë atë fjalë? U trimërua edhe ai, tha: eej, se po të çoj te kushërinjtë. Po. Mirë. – Mos i qofsha kujt falë, - tha. Kanë hyrë brenda e ia kanë dhënë shtëpisë, te dera, - i kanë thënë, është këtu tërë armatimi i Nik Sokolit e i Mark Tunxhit. Dhe e kanë bërë shtëpinë pluhur. Aty pas derës asnjë fishek. Për atë Zot që më ka falur mua, e ka falur dynjanë. Asnjë fishek s’është gjetur.
Prenda thotë se edhe pse kontrolluan gjithkund brend ae jahstë shtëpisë nuk gjetën asnjë gjyrmë për ti mbështur akuzat e tyre. E mejgithëkëtë, siç ajo tregon, ky fakt nuk i kishte ndalur komunistët për t ënisur bastisjen e shtëpisë së tyre.
Prenda Niklekaj: Nënën time e kanë marrë, e kanë çuar në shtëpinë e kushëririt tonë. Erdhi kryetari i këshillit. – Çfarë është bërë more? Ç’është kjo punë? - I ka kapur, - se e njihnin, - i ka kapur ata dy të mëdhenjtë. Ka thënë: e, po e kemi ditur, ka mbajtur Zef markun, e Mark Tunxhin, e Nik Sokolin, - tha. Kush more? Kush? S’është e vërtetë, kurrë. Kurrë, s’është e vërtetë.
Prenda thotë se pas këtij momenti e ksihin bastisur shtëpinë e tyre 3 katëshe, duke marrë gjithë çfarë ksihin gjetur brenda.po ashtu kishin marrë edhe gjtihë gjënë e gjallë që kishin dhe i kishin mbushur ambjentet e brendshme me barr të thatë për ti vënë zjarrin shtëpisë.
Prenda Niklekaj: E kanë marrë, 26 dhen kanë qenë e 7 qingja. 51 ishin dhi, i kanë marrë, 2 lopë me 2 viça në bark, derrat e gjithë ckishte... Prej në Lekbibaj e deri në Shkodër. Janë prerë, gjaja e shtëpisë sime, gjithë ata dhen, që është e vërtetë. Se ështe vërtetë, se kurrë s’e harroj. 9 pula janë djegur brenda. Ka ushtuar tërë katundi prej britmës së pulave. E kur është rrëzuar kati i shtëpisë, trekatëshe, kanë kujtuar se mali u shemb.
Në kulmin e dhimbjes, me djalin e pushkatuar pa gjyq, me peshën e akuzave të rreme dhunën që po përjetonin në atë ditë zie, bastisjen e shtëpisë dhe djegjen e saj, me djalin tjetër që e mbanin të burgosur, me gjithë këtë peshë të rëndë e të padurueshme prenda thotë se nëna e saj me fëmijët e mbetur në shtëpi mbetën në rrugë të madhe. Nuk kisht epër ta as ngushëllim as shpresë. Ditë të vështira i prisnin në vijim...
Prenda thotë se më të njëjtën peshë dhimbje e mbase edhe faji po vuante edhe vëllai Gjeloshi, që prej momentit kur ja kishin pushkatuar të vëllanë në sy. Edhe pse me akuza të rreme e të pavërtetuara, pavarësisht dhimbjes dhe tronditjes që ksihte përjetuar, gjeloshi do të merrej i arrestuar e do ta nisnin në këmbë drejt Shkodrës ku do ta burgosnin. Prenda kujton se kohë më pas Gjeloshi i kishte thënë se në atë rrugëtim të vëshirë drejt burgut ai do të kuptonte se çkishte ndodhur edhe me familjen e tij, pasi rrugës do të shihte gjënë e gjallë që ju kishin grabitur e më pas do t ëmësonte se jua kishin djegur edhe shtëpinë...
Prenda Niklekaj: Gjeloshin e kanë marrë. E ka parë gjënë Gjeloshi, të gjitha si e kanë nxjerrë nga burgu natën, nga ecën gjëja jonë, kush blinin, i shitnin, - tha. Thashë: nuk është e drejtë kjo, - i ka thënë një ushtari. Tha: Gjelosh, tani s’ke çfarë të thuash, ishin 10 vetë, Nikaj-Mërturit varg për litarësh aty e në Shkodër. I kanë shitur, i kanë çuar në kodrën e Shëngjergjit. Nuk e harroj, - tha, - pa vdekur e të hyj në dhe, - thoshte vëllai im. Kur kam dalë, prisnin gjënë ushtarët, e njihja, - tha, - gjënë time. Ka thënë kështu, të gjitha janë të padrejta. Më kanë thirrur, - tha, - në gjyq, ia kam nisur, kam shkuar në Shkodër. Ka ndenjur 9 muaj në burg në Shkodër. E çuan në burg, e nxorën në Shkodër. Gjithnjë i thoshin: fol në radio. Jam i pafajshëm, m’u ka bërë padrejtësi. Tha “ushtonte zani i tij në tan Shkodrën. Kur del në anën tjetër Çun Kol Hila, Çun Kol Qehaja, ku i ka djemtë, me arhd me i marrë pensionin fëmijëve? Ka mbet tha, gjeloshi nuk kisha askënd me ju çu fjalë. Është çuar nëna ime, kot, pa e ditur, me gjithë burrin e motrës sime, kanë shkuar në Shkodër. Atje ja kanë nxjerrë me e taku. I thotë gjeloshi nanë a ardhe?
Po ti. Nanë, vonë më re mbrapa. I tha anan: Gjelosh po s’munda. – A e ke marrë vesh ç’na kanë bërë? – Po, po, i kam marrë vesh këto punë. Mos u mërzit fare. Rri e fortë, rri e fortë se je gruaja e Çun Kolës. Mirë, ka thënë: tani hajde merri lekët. E ka marrë ai kunati im, burri i motrës sime, e ka çuar, i ka marrë lekët e 4 muajve, nëna ime. I ka blerë Gjeloshit rroba, rroba nate, ia kanë futur brenda, 9 muaj në burg ai. Në krye të 9 muajve ka marrë vëllai pafajësinë dhe erdhi në shtëpi. Thoshin, e kishte marrë pafajësinë ai, - hajde more, mos u mërzitni se dilni në drejtësi.
Prenda thotë se trupin e ëllait të pushkatuar pa gjyq, e ksihin marrë pas disa muajsh. Akuzat nuk ishin vërtetuar dhe ishin shpallur të pafajshëm të dy vëllezërit. Krejt pa faj uka isht pushkatuar pa ju bërë gjyqi, e po ashtu pa faj Gjeloshi ishte mbajtur në burg për 9 muaj me rradhë. Dalina kishte britur për pafajësi që atë natë kur ja morën djalinën shtëpi. Ju kishte thënë komunistëve qse nuk kishte lidhje me të arratisurit. Asnji në shtëpinëe saj. Prenda thotë se që atë natë, e jëma, Dalina kishte marrë sigurinë se të arratisurit nuk kishin gisht. Atë natë të shën mëhillit dy prej tyre kishin ardhur dhe i kishin dhënë garanci Dalinës se nuk kishin gisht në ato fatkeqësi që po ju ndodhnin...
Prenda Niklekaj: Nik Sokoli i tha: ti na ke, ne as të kemi hyrë brenda, Dalinë, - i tha, - forcohu se s’i kemi borxh, nuk të kemi borxh se s’kemi hyrë te ti. – Po e di more Nik, e di. Mirë boll. Kanë dalë e kanë ikur.
Prenda thotë se gjithë ngjarjet që pasuan, vërtetuan pafajësinë e tyre. Po me ç’kosto? Tragjedia ishte e rëndë për ti bërë ballë. Sipas prendës, ajo peshë e atyre ditëve të vështira do të lehtësohej pak pasi Gjeloshi do të lirohej nga burgu. Gjërat dukej se po shkonin në vend. E para gjë që do të bënin përfaqësuesit shtetëror në fshat, do të shkonin dhe do të meremetonin shtëpinë që ju kishin djegur.
Por ende pa i lënë pas plagët e së shkuarës, sapo Gjeloshi kthehet në shtepi, siç dëshmon Prenda, të vëllanë e kishin kërkuar ushtar, edhe pse ai e kishte kryer ushtrinë.
Prenda Niklekaj: Gjeloshi u lirua, erdhi në shtëpi. Doli letra: hajde merre. Puna e tij atëherë. Thotë: ti do vish të bësh ushtrinë. Thotë: unë e kam bërë. Atij i ishin djegur dokumentet brenda. Thotë: po si s’e di ti? Unë e kam bërë ushtrinë me ty. Thotë: jo, unë s’mund të hyj atje, se keni dalë shumë keq. – A? – Ka shkuar ushtar, ka ndenjur 5 muaj, ka kërkuar leje, ishte i fejuar. Thotë, bën një letër e ua çojmë, vjen edhe merr gruan. E bëri letrën dhe ia çoi nëna vetë në Shkodër, me gjithë kunatin tim. Nuk ia pranuan. Shkuan e çuan në mbrojtje, mbrojtja ka qenë e para e Enver Hoxhës, që je i pafajshëm, e je djalë dëshmori, e lanë 2 muaj, pas 2 muajsh bëri ____ e doli, se s’i dhanë leje. Thashë: o Zot, të më japësh gjithë botën, s’mund të rri, nuk rri në Shqipëri më.U arratis, doli në Kosovë, nga Kosova shkoi në Amerikë.
Prenda thotë se i vëllai zgjodhi atë rrugë si të vetmin shpëtim për ti ikur ferrit komunist dhe kurtheve ku regjimi e kishte futur. Nuk mund të duronte më as ato çka i kishin ndodhur as ato qe mund ti ndodhnin ne vijim. Por arratisja e tij nuk do të lehtësonte askënd veç atij. Fmailja në fshat jetonin në kushte të vështira e mbas arratisjes së tij ata i priste një furtunë e re...
Prenda Niklekaj: Neve na morën e na çuan në internim. Aty e na çuan në Tepelenë motrën, vëllanë, mua, nënën.
Prenda thotë se i vëllai ishte arratisur nga ushtria, plot 2 muaj pasi e ksihin marrë me dhunë ushtar. Në shtëpi askush nuk dinte asgjë. Dalina me fëmijët jeotnin mes vështirësive në fshat. Prenda kujton se këtë ngjarje do ta merrnin vesh një ditë ndërsa Marku, vëllai i saj i vogël do të shkonte në Tropojë për të marrë pensionin e fëmijëve të mitur dhe ndërsa kthehej e kishte ndalur policia.
Prenda Niklekaj: Shkoi vëllai im Marku. E mori pensionin, u kthye nga Tropoja. Nga Tropoja ka ardhur. i ka pasur në xhep kur na ka ardhur policia. E kanë rrethuar. Ndal! E kanë ndalur vëllanë tim. I ri ishte. – Po tani, - tha nëna, - çfarë ndodhi? – Duro, - thanë, me gjithë kryetarin e këshillit. - Dalinë duro se Gjeloshi ka ikur. Në rregull? Kemi bërtitur e piskatur, na kanë marrë e na kanë çuar... Ia morën vëllait tim, kur na cuan ën burg në Tropojë. Ka shkuar policia, ia ka futur duart në xhepa, ia kanë marrë lekët, dëftesën e pensionit. Thotë: jo more se këtë ma ka dhënë shteti. U qëndroi djali. – Jo, shpejt, - e kanë shtyrë vëllanë tim. - O i shenjti Shënkoll, si s’del shpirti, - thoshte nëna ime. Mirë boll.
Prenda kujton se pas asj ngjarje i kishin marrë të gjithë pjestarët e familjes së tyre, markun që e kishin ndaluar me parë, nënën dalinën, p[rendën dhe motren e tyre të vogël dhe do ti çonin atë natë në burg në Tropojë. Ata nuk dinin asgjë tjetër veç faktit se ky ndalim ishte bërë për shkak të vëllait të arratisur. Nuk e dinën se do ti internonin, nuk e dinin as ku dpo ti çonn e çfarë mudn tu ndhte në vijim.
Prenda Niklekaj: S’ka më vështirë, cfarë kanë parë ato 3 fëmijë, e ajo nëna ime. E është bërë keq nëna ime, e ka shtyrë polici. E mbajti vëllai se qe duke ja thy kryet.Ka thënë një burrë: jo more mos bëni ashtu. I thanë janë kriminelët e Lekbibajt.
Prenda kujton se pas asaj natë ata do të kalonin plot 3 ditë në birucat e burgut në Tropojë e vetëm pas tre ditësh do ti nisnin për në internim.
Prenda Niklekaj: Në mëngjes na kanë nisur, në këmbë, nga Tropoja në Shkodër kemi shkuar me këmbë. Se s’kishin makina, asgjë. Aty e në Tepelenë në këmbë. 6 ditë kemi bërë nga Shkodra për të shkuar atje. 6 ditë në këmbë, e policia me ne. Ata hanin e pinin, ne ____ kaq bukë thatë. Shkuam të vdisnim.
Pas gjashtë ditësh rrugë, me vështirësi që siç thotë Prenda nuk tregohen, të uritur e të rraskapitur, karvani i të internuarve kishte mbërritur në Tepelenë. Poshtë këmbëve të kalasë së tepelenës në ish kazermat ushtarake të ushtrisë italianë prej kohësh e kthyer në kamp internimi rrethuar me tela me gjemba, familja çun Qehajasë do të gjente shumë bashkëvuajtës të tjerë si ata. Familjet më në zë të parisë së vendit për arsye të ngjashme të tyret ishin izoluar aty. Shumë prej tyre kishin të arratisur jashtë sikurse familja e tyre. Ndryshimi i vetëm për ta ishte se regjimi të atin Cun Qehajanë e kishte shpallur dëshmorë, e fëmijët e tij t ëmitur i kishte mbyllur në atë kamp për ti bërë presion Gjeloshit të arratisur.
Prenda Niklekaj: Kur shkuam, morën letrat e na çuan te nëntogeri...Varri qoftë i bekuar, për këtë jetë! Tha duhet të vini, se duhej të shkonim për t’i treguar. Çfarë është kjo punë? Tëk e tëk ia tregoi nëna ime. Tha: jo more, ti grua dëshmori e fëmija djemtë e dëshmorit, s’është bërë kështu. – More, e vërtetë. E kanë marrë nënën time, atë nëntogerin, e vëllanë im, e kanë folur e çfarë kanë bërë. Thashë: a ka kush të kujdeset për ty? Jo i thotë nëna skam kërkënd. Ia tregoi kështu e kështu, ia morën lekët në xhep, në Tropojë, dhe librezën e pensionit. I thotë markut, pse e ke lëshuar Po kush më pyeti mua, - i tha marku, - me dhunë mi kanë marrë.
As fakti që ishin familje dëshmori, as argumenti se nuk kishin askënd që ti mbështeste e tu çonte veshëmbathje e ushqime, dhe as historia e tyre plot padrejtësi nuk do ti bindte drejtuesit e kampit për ti lënë të lirë. Gjithsesi siç tregon prenda familja e saj do të gjente të vetmen rrugë shpëtimi dhe mbijetese mundëisnë për të punuar e cil për fat të mirë ju dha dalinës nësës së prendës. Me punën e saj nëpër familjet e disa grave tepelenase, ajo do të fitonte pak para sa për tu dërguar fëmijëve në kamp, pak ushqim e për ti mbajtur gjallë. Në atë kamp ku çdo ditë vdisnin fëmijë e pleq prej sëmundjeve dhe urisë, të shpëtoje i gjallë ishte fat i madh. A do të mund ti shpëtonte dalina tre fëmijët e saj dhe a do të kthehesin sta të gjallë në fshat, në kullën e tyre të djegur prej komunistëve?
Fundi i pjesës së dytë.
Komente










