Çmimet PEN Albania shpallen edhe këtë vit, duke vlerësuar kështu njerëz të letrave shqipe për kontributin e tyre në përcjelljen e mesazheve universale për njerëzimin.
Presidentja e qëndrës P.E.N ne fjalën e saj ceremoniale midis të tjerash theksoi se PEN Qendra e Shqipërisë, mbështetet në parimet e P.E.N. International, Organizatë ndërkombëtare për shkrimtarët, me seli në Londër, e cila ka status bashkëpunimi me OKB, UNESCO, Amnesty International, Freedoom of Expression etj.
Kjo qendër ka vlerësuar si laureatë të PEN Albania shkrimtarin Ridvan Dibra, poeten Luljeta LLeshanaku, poetin e ri Elvi Proko dhe përkthyesen Beti Njuma.
Në fushën e studimeve Albanologjike u laureua studiuesi Dorian Koci.
Me Mirënjohje për kontribute të cmuara në kulturën kombëtare dhe vepër jetësore u nderua akademiku Rexhep Ferri.
Akademikja dhe poetja maqedonase, Katica Qulafkova u nderua me titullin e Mirënjohjes, me motivacionin për promovimin e urave kulturore midis gjuhëve dhe letërsive të vendeve të ndryshe në botë.
PEN gjithashtu promovoi librin e saj ‘Prush nën këmbë’.
Për investime dhe kontribute të cmuara në kulturën kombëtare, për promovimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe në hapësirat mbarëshqiptare dhe diasporë, u nderuan me Titullin e Mirënjohjes, botimet Albas të përfaqësuar nga Rita Petro dhe Latif Ajrullahu.
[gallery]20100[/gallery]
Redaksia Online
K.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO