Shpallet buxheti,
zgjedhjet 727 milionë

Shpallet buxheti,<br />zgjedhjet 727 milionë
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të marrë sot në shqyrtim 4 pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me caktimin e masës së shpërblimit për auditët teknicien për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGJC), vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kryetarëve të njësive vendore që nuk kanë dorëzuar në KQZ dhe/ose kanë dorëzuar në kundërshtim me Kodin të dhënat mbi qëndrat e votimit.

Gjithashtu sot do të shqyrtojë edhe miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2012 si dhe miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore. Buxheti i detajuar që do të përdoret për zgjedhjet e 23 qershorit, kap shifrën 727,254,886 milion lekë. Pjesën më të madhe të këtij buxheti pritet ta zënë pagat dhe shpërblimet e punonjësve të administratës si dhe të komisionerëve të komisionet e ndryshme zgjedhore.

Në këtë buxhet KQZ përfshinë pagat e personelit të përkohshëm, shpërblime për anëtarë të KZAZ, KQV, GNV, trajnues, Bordin e Monitorimit të Mediave, mallra të ndryshme, përfshirë këtu karburantin, kancelaritë apo dhe shtypshkrimet. Një tjetër pjesë e buxhetit janë dhe shërbimet e transportit, udhëtimet, shërbime për qeramarrje, etj apo dhe investime në pajisje komjuterike si dhe për sistemin e kamerave.

RAPORTI

Pritet që gjatë mbledhjes së sotme të përcaktohet dhe masa e shpërblimit për auditët teknicienë, njërin të propozuar nga kryetarja e KQZ dhe tjetri nga nënkryetari. Përsa i përket raportit vjetor,të përgatitur nga ky institucion për vitin 2012, konstatohen një sërë problemesh.

Raporti voluminoz përmban edhe mosarritjen e miratimit të aktit për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013, projektvendim i cili kërkonte 5 vota në KQZ. “Mungesa e numrit të kërkuar ligjërisht të votave “pro” sjell si pasojë, që projekt-akti i paraqitur “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, të mos miratohet. Ai kërkonte 5 vota “pro”, thuhet në raport.

Një tjetër vendim që përfshihet në raport është pikërishtr edhe ai i përcaktimit të Zonave të Admnistrimit Zgjedhor (ZAZ-ve), ku u shtuan 23, duke e çuar numrin në 89, ku ZAZ me numrat tek do të drejtohen nga PS. Në raport përfshihen dhe plotësimi i vendeve vakante apo dhe konsitutimi i KQZ së re etj. Në të njëjtën kohë raporti përmban edhe kërkesën e një grupi nismëtarësh për Referendumin kundër importit të mbetjeve.

KQZ:

Partitë debitore, zgjedhjet vendore disa zhduken pa seli

Në raportin vjetor të 2012 të KQZ si dhe në rekomandimet e dhëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, rezulton se partitë politike janë ende debitore në KQZ përsa i përket moskthimit të shumave të përftuara për fushatat zgjedhore pas rezultateve zgjedhore.

“Në vite janë krijuar shuma debitore nga partitë politike, për shkak të moskthimit të shumave të përfituara për qëllime të fushatave elektorale. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, shumat e dhëna nga KQZ paradhënie, me daljen e rezultatit përfundimtar, nëse partia nuk ka arritur rezultatin që parashikon Kodi Zgjedhor duhet të kthehen.

Këto detyrime janë evidentuar dhe ka filluar puna për arkëtimin e tyre. Gjithashtu në raportin përfundimtar të KLSH-së janë lënë edhe dy masa zhdëmtimi për plotësimin e të cilave janë marrë masat përkatëse.

Për njërin rast është nxjerrë urdhër zhdëmtimi dhe për rastin tjetër ka filluar komunikim shkresor me subjektin privat për arkëtimin e shumës së evidentuar nga KLSH”, thuhet në raportin e KQZ. Ndër të tjera, probleme konstatohen edhe në zgjedhjet e 2011, ku nga 120 parti, përveç 1/3 së tyre, nuk kanë kryer auditimin e financave nga ekspertët kontabël të licensuar.

“Nga 45 ekspertë kontabël të licensuar, të emëruar për auditimin e 120 partive politike, vetëm 1/3 e tyre kanë përmbushur detyrën zyrtare në përgjigje të detyrimit që rrjedh nga kontrata e lidhur me KQZ-në, pjesa tjetër i komunikonte KQZ-së pamundësinë e kryerjes së misionit për shkak të mos gjetjes se selisë së partisë në adresën e deklaruar në gjykatë”, thuhet në raportin e KQZ.

(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara

Fluks automjetesh nga Tirana në drejtim të Elbasanit, policia: Shoferët të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara