Një person që kaloi gati 50 vjet në burg në shtetin amerikan të Oklahomas u lirua në korrik pasi prokurorët e shpallën të pafajshëm. 

Bëhet fjalë për 71-vjeçarin Glynn Simmons, i cili kaloi 48 vjet, 1 muaj e 18 ditë burg për akuzën e vrasjes

“Gjykata jonë ka gjetur prova të qarta dhe bindëse se Simmons nuk e ka kryer krimin për të cilin është dënuar”, ka thënë gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut në Oklahoma, Amy Palumbo.

“Ky është një mësim për qëndrueshmëri dhe këmbëngulje”, tha Simmons në një konferencë për media pas vendimit të gjykatës.