Shpallet fituesi për Aeroportin e Vlorës, do investojë 104 mln euro! Rama: Sjell zhvillim! Balluku: Do jetë shtëpia e 'Air Albania' (VIDEO)

TIRANË- Është shpallur këtë të premte oferta fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Në garë për këtë investim që arrin afërsisht 104 milionë euro, ishin dy oferta një kompani angleze dhe një konsorcium zviceran, ky i fundit është shpallur fitues.  Ndërsa kontrata do të lidhet brenda 30 ditësh.

“Konsorciumi i dytë dhe ai fitues kryesohet nga Mabetex Group dhe është i regjistruar në Zvicër, YDA Group dhe A2 SHPK. Eksperienca e koncorciumit është e madhe mbi 6 aeroporte të ndërtuara nëpër botë, dhe me fuqi financiare në përputhje me kërkesat tona”, tha Balluku.

Për kryeministrin Edi Rama kjo ishte sfida më e madhe e tij si kryeministër, ndërsa listoi disa nga zhvillimet që sjellin aeroportet në vend.

"Kjo ka qenë një nga sfidat më të bukura dhe më të rëndësishme për mua si kryeministër. Aeroportet janë fabrika buke. Një aeroport sjell me vete shumë shërbime të reja. Duke rritur fluksin e njerëzve që vijnë, nevojat që krijohen nga këto flukse, aeroportet sjellin hotele, shërbime bankare të reja, manifakturë, fabrika të reja, një zinxhir gjërash.  1 euro e investuar në aeroport është minimumi 23 euro mbrapsht në ekonomi”, tha Rama.

Nga  Aeroporti i Vlorës do të ketë edhe fluturime transoqeanike dhe për ministren e infrastrukturës Belinda Balluku, ai do të jetë shtëpia e 'Air Albania'.

“Jemi munduar që të sigurohemi që fituesi të ketë kapacitetet financiare për të ndërtuar një aeroport që synon të jetë më i rëndësishëm në vend. Aeroporti do të ketë fluturime transoqeanike. Kemi dizenjuar që ky të jetë shtëpia e 'Air Albania'”, u shpreh Balluku.

Pas konsorciumit fitues fshihet Bexhet Pacolli i cili zotëron Kompaninë Mabetex Group, si dhe kompania turke që po ndërton Spitalin e Fierit që ka ndërtuar aeroportin e Stambollit YDA Group. Gara për këtë projekt është hapur në nëntor 2019 dhe duhet të mbyllej në 12 mars 2020, por u shty si pasojë e pandemisë.

Pas këtij projekti tani është radha e dy aeroporteve të tjera, tenderi për aeroportin e Sarandës dhe atë të Korçës që do të jenë sezonal.

Aeroporti i tretë në vend do të ndërtohet nëpërmjet praktikës së Partneritetit Publik Privat, me një kohëzgjatje të koncesionit për 35 vite. Konsorciumi fituese i projektit ta ndërtojë me fondet e veta aeroportin,  ndërsa shteti shqiptar merr përsipër të garantojë të ardhurat minimale për 10 vitet e para të operimit. Nëse në 10 vitet e para fitimi i kompanisë është nën limit, diferenca e fitimit të parashikuar do të paguhej nga shteti, ndërsa në rast se fitimi ka tejkaluar parashikimin të ardhurat do të ndahen 50 me 50 me shtetin.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 05/03/2021 14:16

    Jo po nuk e duam nga Turqit...dhe papritmas erdhi firma europiane me ne krye Behxhetin. Nuk ka SPAK qe e fut ne binare ate shtet.!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja