-
Ndryshon vendndodhja, aeroporti i ri nuk do ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër! Kalimi në tunelin e Llogarasë dhe në Korridorin Blu do të jetë me pagesë
Gjirokastra do të jetë vendndodhja e aeroportit të katërt në vend dhe jo Saranda, ndërsa në pranverën e vitit 2025 pritet të startojnë fluturimet në Vlorë. Brenda këtij viti pritet të dorëzohen një sërë projektesh infrastrukturore dhe të hapen kantiere të tjera, por me rëndësi është tuneli i Llogarasë dhe Thumanë -Kashari që do të jenë me pagesë.
8 Janar 2024, 13:45 - Ekonomi
- Ekonomi
-
Ekonomi
Hapet gara për Aeroportin e Sarandës, investim 37 mln euro! Balluku: Synojmë maksimalisht 1 mln pasagjerë në vit! Aeroporti sezonal, ndërtimi nga privati
Nga e hëna, hapet gara për ndërtimin e aeroportit të katërt në vend, atij të Sarandës. Aeroporti do të funksionojë 7-8 muaj në vit, ndërsa ndërtimi i tij nga privati do të kushtojë 37 milionë euro. Gara për këtë koncesion mbyllet në 23 shtator, dhe pritshmëritë janë që brenda 4 viteve të para të operimit të arrihen 1 milionë pasagjerë
30 Korrik 2021, 15:28 -
Shpallet fituesi për Aeroportin e Vlorës, do investojë 104 mln euro! Rama: Sjell zhvillim! Balluku: Do jetë shtëpia e 'Air Albania' (VIDEO)
Një konsorcium zviceran do të ndërtojë aeroportin e Vlorës me një investim prej 104 milionë eurosh, ndërsa ambicia e qeverisë është ndërtimi pas tij i një aeroporti në Sarandë e Koracë. Kryeministri Rama tha se aeroportet sjellin punësim e zhvillim, ndërsa tha se qeveritë para tij kanë bërë premtime, ndërsa ata kanë nisur punën.
5 Mars 2021, 12:21 -
Ministrja Balluku 'dhuratë' qytetarëve për Vitin e Ri: Autostrada Tiranë-Durrës pa pagesë, s'do jepet me koncesion! Punimet në sheshin 'Shqiponja', qarkullimi hapet në mars 2021
Teksa një sërë rrugësh janë dhënë me koncesion dhe janë kthyer me pagesë por duke iu ofruar qytetarëve edhe rrugë alternative, autostrada Tiranë-Durrës nuk do të ketë këtë fat. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha për Report TV se kjo rrugë nuk do të zgjerohet pasi do të humbas trafikun e krijuar pas ndërtimit të korridorit Blu.
31 Dhjetor 2020, 22:03 -
Nga aeroportet tek portet turistike, Rama: Kantieret e tyre do nisin para se të mbarojë mandati (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama tha se pas disa javësh nis gara për aeroportin e Sarandës si dhe do ndërtojë portet turistike në Vlorë, Sarandë e Durrës duke i ndarë nga shkarkimet e qymyrit në zemër të qytetit. Këto kantiere ndërtimi tha Rama do nisin para përfundimit të mandatit.
9 Tetor 2020, 17:19