Shpallet Miss Shqipëria 2015
në ceremoninë plot surpriza

Shpallet Miss Shqipëria 2015<br />në ceremoninë plot surpriza
Nën dritën e fishekzjarreve të festës, pas një spektakli që zgjati më shumë se dy orë, në një nga vendet më turistike të Shqipërisë, në Voskopojë, është shpallur mbrëmë, “Miss Shqipëria 2015”. Bukuroshja nga Fushë-Kruja, Sara Karaj ka qenë bukuroshja që ka marrë shumicën e votave të jurisë së përbërë nga Sotiraq Filo, Arlinda Dudaj, Elona Bano, Irfan Hysenbelliu, Rezarta Delisula, Romina Dosti, Herjon Mustafaraj, Milaim Zeka dhe Anisa Petrela.

Ndësa dy shoqërueset janë shpallur, Shoqëruesja e Parë e Missit, vajza me numrin 17, Elizabeta Pëllumbi, ndërsa shoqëruese e Dytë, vajza që mbante numrin 28, Rajmonda Cukaj.  

Gjatë spektaklit të zhvilluar në një skenë gjigante, të ngritur në këmbët e Kishës së Kryeëngjëjve në Voskopojë, aty ku atmosfera mistike ndërthurej me muret e lashta të manastireve, kishave dhe ikonave, Petri Bozo ka përcjellë për publikun edhe një herë tjetër, një eksperiencë të paharrueshme. Këtë vit konkurruan për kurorën e bukurisë 30 vajza nga qytete të ndryshme shqiptare por edhe vende të tjera të Evropës dhe SHBA, ku jetojnë shqiptarë.

Kjo garë u prezantua nga Enkel Demi dhe Zamira Kita, të cilët ofruan një spektakël më vete me batutat dhe çiftin interesant që krijuan në skenë. Përveç tyre, emocioneve të vajzave që garonin për kurorën e Miss-it, iu shtuan edhe të ftuarit e shumtë që u ngjitën në skenën e “Miss Shqipëria”, jo vetëm artistë korçarë si Eli Fara, David Xherahu dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, por edhe të tjerë si Manjola Nallbani, Neki Emra, grupi Minatori apo Herjon Mustafaraj, i cili interpretoi një pjesë speciale të shkruar enkas nga Shpëtim Saraçi mbi motivet e këngës “Luleborë”. 

Sidoqoftë kryefjala e mbrëmjes ishin vetë konkurrentet. Ato parakaluan në katër sfilita të mëdha me fustane mbrëmje të mundësuara nga “Elisabeth” dhe me bikini, deri kur nga 30 mbetën 10 më të votuarat e jurisë. Gjatë mbrëmjes u votua edhe për çmime të tjerë të rëndësishëm të “Miss Shqipëria”. 

E pranishme këtë vit në Tiranë, për Miss Shqipërinë ka qenë edhe Mias Santa Ana Pilar, organizatore zyrtare e Miss Globe 2015 në Toronto të Kanadasë, gjithashtu producente e Miss Globe Canada. Ajo ndoqi nga afër përzgjedhjen e “Miss Shqipëria 2015”, e cila në fundvjeshtën e këtij viti do të udhëtojë drejt Torontos bashkë me stafin shqiptar të Deliart Association, i cili do të kryesojë për herë të parë punën në një event ndërkombëtar, jashtë kufijve të Shqipërisë.

Cmimet në Miss Shqipëria:
Miss Eleganca: Efremia Braholli
Miss Bikini: Petrula Basku
Miss Buzëqeshja: Aurora Dyrrahu
Miss Turizmi: Alda Tepshi
Miss Inteligjenca: Majla Koci
Miss Kinemaja: Dea Kapbardhi
Miss Fotozhenia: Feride Kuqi
Miss Interneti: Majla Koci
Miss Press: Iliriana Strumi  
misi
misi
misi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604