Nuk i ndalon policisë dhe hedh pistoletën në det, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Sarandë! Arma gjendet me dron, karikatori plot me fishekë

Nuk i ndaloi policisë, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Sarandë! Gjendet pistoleta që hodhi nga dritarja e makinës! Karikatori plot me fishekë

Një 29-vjeçar me inicialet A.H., është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Gjatë largimit, i riu ka hedhur nga makina një armë zjarri në det.

Policia ka përdorur dronin dhe ka gjetur pistoletën së bashku me karikatorin me fishekë, ndërsa ende nuk ka rënë në gjurmët e të riut.

Blutë e qytetit bëjnë me dije se kanë sekuestruar armën dhe një automjet. Ndër të tjera, raportohet se 29-vjeçari ka bërë manovra të rrezikshme në rrugë duke u përplasur me një makinë tjetër.

Tashmë i riu me inicialet A.H., do të përballet me dy akuza, veprat penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”


Arma e gjetur

Njoftimi i Policisë
Qarkullonte me armë zjarri me vete, nuk  i’u bind urdhrit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë,  shpallet në kërkim 29-vjeçari. Policia e Sarandës pas kërkimeve me dron gjen në det armën e zjarrit pistoletë, që kishte me vete 29-vjecari, i cili e hodhi  në det për të fshehur provat. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë,  municion luftarak dhe një  automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative  se shtetasi A. K, qarkullonte me automjet, me  armë zjarri me vete  kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në lagjen Nr.1, Sarandë,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit  ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë  duke përplasur dhe një automjet tjetër  dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete. Shërbimet e Policisë  kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. Pas skanimit nga droni në det,  të vendit ku gjendej pistoleta  është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me  një karikator me municion lufatrak.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokuroris për veprime të mëtejshme për veprat  penale  “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike