Rruga e Kombit është dhënë tashmë zyrtarisht me koncesion mirëmbajtjeje, megjithatë afati për fillimin e zbatimit të koncesionit duhet të jetë përtej muajit shtator, siç u tha në fillim, për të filluar pagesën për kalimin e automjeteve. Kjo del nga njoftimi i tenderit për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit, ku mendohet të instalohet porta kryesore e pagesave, që është shpallur ditën e djeshme në buletinin e prokurimeve publike.
/Shqiptarja.com












