Shpalli dy shqiptarë non grata, Ministria e Jashtme i kërkon llogari Serbisë: Të rishikohet vendimi, mos përsërisni më ngjarje të tilla

Shpalli dy shqiptarë non grata, Ministria e Jashtme i kërkon llogari Serbisë: Të rishikohet vendimi, mos përsërisni më ngjarje të tilla

Ministria e Jashtme ka reaguar pas lajmit se dy shqiptarë janë shpallur non grata nga Serbia, të cilët ishin atje për të marrë pjesë në një seminar. Në një postim në Facebook, ministria e Jashtme bën me dije se ka thirrur në takim ambasadorin e Republikës së Serbisë, Slobodan Vukçević dhe i ka shprehur shqetësimin mbi këtë rast.

Ministria thotë se ka kërkuar që autoritetet serbe të rishikojnë këtë vendim dhe të mos përsëriten ngjarje të tilla në të ardhmen.

"Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević. Gjatë takimit u transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë marrë pjesë në një seminar në Beograd.

Ky veprim nuk konsiderohet në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore, si dhe ka impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.  MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd", thuhet në postim. 


Lajmi kryesor:

Dy shqiptarë shpallen non-grata nga Serbia: Sulm i paprecedentë, s'na dhanë asnjë shpjegim! Hasani i kërkon llogari ambasadorit: Rishikoni vendimin


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD

Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD