Shpalli kandidaturën për kryetar të PD-së në Durrës, Igli Cara: Nuk duam përçarje që të fitojmë zgjedhjet e 2023! Bashkimi të jetë real, jo me slogane

Kandidati për kryetar dege në bashkinë e Durrësit, zgjedhje këto të cilat po zhvillohen nga Komisioni i Rithemelimit në PD, Igli Cara, thotë se duhet që demokratët të bashkohen, pasi të përçarë do të rrezikojnë që të humbin zgjedhjet lokale të vitit 2023. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Cara tha se çdo demokrat se PD gjenden në një situatë të vështirë ndërsa theksoi se është detyrim moral që çdo demokrat të investoi brenda familjes së tyre të përbashkët.

‘Gjendja në të cilën ndodhet PD është në një situatë të vështirë. As në ’97 nuk kemi pasur një situatë të tillë. Tani përveç keqqeverisjes së Ramës kemi edhe një çarje të madhe brenda nesh. Kam qenë dy herë deputet dhe kam marrë shumë nga demokratët, u jam edhe borxhli dhe në këtë moment është detyrim moral që investimin tim ta vë për PD, që ne të jemi të gatshëm të rrëzojmë qeverinë Rama. Është detyrim moral për çdo demokrat të jetë i vetëdijshëm që investimi i tyre të jetë në shtëpinë tonë të përbashkët. Mendoj se me bashkëpunim do t’i japim zgjidhje. Një anëtar një voto u jep mundësinë aty, pasi nuk më pëlqen të them se do të ketë fitues apo të humbur. Duhet të japim kontributin tonë dhe mos të synojmë përçarjen.’- tha Cara.

Ish-deputeti tha se bashkimi duhet të jetë real dhe jo nëpërmjet sloganeve. Nëse dështojmë që të bashkohemi, thotë Cara, do të dështojnë edhe përballë qytetarëve.

‘Ky bashkim do të vijë nga bashkëpunimi i grupit parlamentar. Bashkimi është detyrim për PD dhe nuk e  shoh që data 6 mars na ka bërë që të ndihemi fitues. Në kundërshtar kemi pasur PS-në dhe shpresojmë që vitin tjetër PD të fitojë. Kjo nuk vjen me slogane bashkimi, por me bashkim real. Nëse ne do të dështojmë në këtë pikë, do të dështojmë edhe përballë qytetarëve. Për këtë arsye, do mundohem që të jemi bashkë. Nëse do të mendojmë se jemi të ndarë do të ishte një gabim fatal, uroj shumë që edhe grupi parlamentar të gjejë rrugën e përbashkët. Opozita duhet të ketë një qëndrim të vetëm dhe duhet të tregojë se disa interesa nuk duhet të jenë personale por të përbashkëta.’- tha Cara.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 20/04/2022 15:01

    Cfare do fitoni ju ore?Zgjedhjet ne 2023?Mos bo hajgare,ju jeni te mbarum nga te gjithe anet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton