Shpallja e Berishës 'non grata', ambasada britanike për Report Tv: S'është sulm ndaj asnjë grupi politik! Vendimi i pavarur, por i diskutuar edhe me SHBA e vendet e tjera partnere

Shpallja e Berishës 'non grata', ambasada britanike për Report Tv: S'është sulm ndaj asnjë grupi politik! Vendimi i pavarur, por i diskutuar edhe me SHBA e vendet e tjera partnere

Ambasada britanike

Ambasada Britanike në Tiranë në një reagim për Report TV, nuk konfirmon ende emra për listën e non grata, por thekson se ka qenë në konsulta të ngushta me partnerët si SHBA. Ambasada thotë ky vendim nuk është sulm ndaj asnjë grupi apo partie politke. 

Kush përfshihet në listë? A ka kategori specifike politikane etj?

Këtë javë ne kemi ndërmarrë veprime ndaj disa individëve shqiptarë me lidhje të mirëpublikuara dhe të dokumentuara me kriminalitetin dhe korrupsionin. Është një politikë e kahershme e Home Office që të mos komentohet mbi statusin e imigracionit të një individi. Prandaj, ne nuk mund të konfirmojmë emra individualë.

A ka politikanë në listë?

Mbretëria e Bashkuar nuk synon asnjë parti politike apo asnjë grup politik. Kjo është një qasje e balancuar. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre të mirëpublikuara me kriminalitetin dhe korrupsionin, të marra në baza individuale.

A do të përfshini njerëz të caktuar tashmë nga SHBA?

Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Por sigurisht, ne i diskutojmë këto lloj çështjesh me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Mesditën e kësaj të premteje, Sali Berisha konfirmoi në një konferencë për shtyp se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu Berisha është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • a.t.sh.: 23/07/2022 01:13

    THANK YOU,,ENGLAND FOR THE DECISION....SALI B. IS THE MOST CORRUPTED PERSON AND CRIMINAL IN ALBANIA...

    Përgjigju
  • erion: 22/07/2022 14:18

    me sponsorizim did nga aleksi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë