Ultimatumi i Kim dhe sulmet e Berishës ndaj SHBA, Patozi: Deri tani ka 'fituar' vetëm Basha, si të mos ishte hallexhiu që duhet të bëjë një zgjedhje përvëluese

Ultimatumi i Kim dhe sulmet e Berishës ndaj SHBA, Patozi: Deri tani ka 'fituar' vetëm Basha, si të mos ishte hallexhiu që duhet të bëjë një zgjedhje përvëluese

Nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim  se SHBA nuk e do Sali Berishën në parlament në shtator dhe sulmet që Berisha bën ndaj diplomates dhe SHBA  duke këmbëngulur me 'nerv' se atë nuk e largon askush nga parlamenti, ajo që të bën përshtypje është heshtja e Lulzim Bashës për këtë çështje.

Astrit Patozi ka ironizuar heshtjen e Bashës duke thënë se nga e gjithë kjo situatë vetëm ai po del "i fituar", të cilit i duket sikur po "shkëlqen" me mosreagimin e tij.

Patozi shkruan se në një kohë që duhet të jetë hallexhiu që i duhet të bëjë një zgjedhje përvëluese ta mbajë apo largojë Berishën nga parlamenti, Basha sillet sikur të jetë "arbitri" i ndeshjes mes SHAB dhe Berishës dhe ta mbyllë atë pa të lënduar.

"Dënimi amerikan për Berishën duket se do të mbetet e vetmja temë e rëndësishme politike e kësaj vere tmerrësisht të nxehtë. Por çudia e madhe e këtij debati, që po arrin kulme të reja, është Lulzim Basha, i cili po shkëlqen edhe me heshtjen e vet.

Sepse deri tani ia ka dalë që të marrë njëkohësisht vlerësimet e të dyja palëve ndërluftuese, si të Sali Berishës, ashtu edhe të ambasadores Kim. Të dy ata kanë deklaruar se kanë pasur një bisedë shumë të mirë me kryetarin e PD për çështjen e doktorit "non grata". Si të mos ishte hallexhiu, që duhet të bëjë patjetër një zgjedhje përvëluese, por si ta kishin caktuar arbitër apo ndërmjetësues për ta mbyllur luftën pa të lënduar. Dhe kjo është meritë, që i duhet njohur, të paktën deri në shtator", tha Patozi.

Përmes një konference për shtyp sot, ish-Kryeministri Sali Berisha e sulmoi hapur ambasadoren Kim për qëndrimet e saj kundër tij. Berisha nuk la vend për interpretim kur tha se do të jetë në shtator në Parlament si deputet i PD-së dhe për këtë nuk ka asnjë forcë që e ndal. Berisha e akuzoi ambasadoren e SHBA se po sillet si Guvernatore në Tiranë dhe se ajo duhet të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën kur i kujtoi demokratëve shprehjen e vjetër 'edhe bar do hamë'.

Kujtojmë se përmes një deklarate të drejtpërdrejtë jashtë selisë së PD, ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë e tha qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator. Ky mesazh i qartë iu dha Bashës sy më sy nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ku i kërkoi që ai të distancohet nga Sali Berisha .

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond: 05/08/2021 16:55

    Nuk ka rruge te mesme , dy rruge i japin zgjidhje vendit te dyja jan te sigurta 100% ose ike perjetesiaht nga politika , ose kthehu ne krye te PD dhe Shqiperise , rruga qe po ndjek aktualisht esht santazh Nqs do ngelen dy Demokrat i dyti jam une se vendin e pare e ke zen ti .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë