Shpejtësi ‘skëterrë’ dhe shoferë ‘tap’, policia në aksion! Pezullohen 77 leje drejtimi dhe merren 3.796 gjoba në 48 orët e fundit

Në kuadër të parandalimit të aksidenteve rrugore, policia rrugore ka intensifikuar kontrollet, ka evidentuar dhe ka ndëshkuar 3796 drejtues automjetesh gjatë 48 orëve të fundit.

Prej tyre 1456 shoferë janë gjobitur nga makina inteligjente, ndërsa pjesa tjetër nga kontrollet e permanente.

Janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 41 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.    

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale