Shpejtësi ‘skëterrë’, shqiptari tërhoqi zvarrë me makinë dhe la pa shenja jete babin e dy fëmijëve në Greqi, i ndau motorin më dysh

Shpejtësi ‘skëterrë’, shqiptari tërhoqi zvarrë me makinë dhe la pa shenja jete babin e dy fëmijëve në Greqi, i ndau motorin më dysh

Pamje nga aksidenti dhe 47-vjeçari

GREQI- Shpejtësia “skëterrë” e një të riu shqiptar në Selanik të Greqisë, tërhoqi zvarrë dhe la pa shenja jete në asfalt një 47-vjeçar, babain e dy fëmijëve, i cili po shpërndante porosi me motorin e tij në orarin e punës.

Pamjen e motorit me të cilin po udhëtonte 47-vjeçarit pas aksidentit fatal, janë vërtet rrëqethëse, pasi literalisht mjeti është ndarë më dysh.

“La djalin në vend, nuk mund ta besoj. Policia e kapi edhe pse po vraponte”, tha ajo për “Protothema” me lot në sy, nëna e burrit të vdekur.

Ndërsa nuk po mbante lotët për humbjen e madhe dhe tragjike të djalit të saj, ajo tha se shqiptari po udhëtonte shume shpejtë me automjetin e tij dhe se kaloi semaforët me të kuqe.  

“Ambulanca mbërriti shumë herët, por nuk ia dolëm ta mbanim në jetë. Nuk di se çfarë të them. Jemi të gjithë shumë keq. Ai po ecte me shpejtësi shumë të lartë. Kaloi semaforët me të kuqe”, tha nëna me dhimbje.

Sipas informacioneve të policisë greke, shoferi i automjetit fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas është rikthyer dhe është arrestuar.

Pamje nga vendngjarja

J.GJ./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës