Shpejtësia dhe parakalimi i gabuar për pak sa nuk u kushton jetën dy të rinjve në Fushë-Krujë, makina përmbyset me rrota përpjetë (VIDEO)

FUSHË-KRUJË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Fushë-Krujë - Tiranë në afërsi të Larushkut. Një makinë tip 'Volkswagen' me targa AA 990 NL ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur anash rrugës.

Sipas policisë makina udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe kur është futur në parakalim është përplasur në anësore me një tjetër automjet e për pasojë është batuar buzë rrugës. Dy të plagosurit janë Xhuljo Kullari dhe Ermal Zalla, nga 23-vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkaqet e këtij aksidenti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël