Shpejtësi e madhe e manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohen 24 231 shoferë ‘problematikë’! Rekord gjobat për parkime

Shpejtësi e madhe e manovra të rrezikshme në rrugë, ndëshkohen 24 231 shoferë ‘problematikë’! Rekord gjobat për parkime

Policia rrugore ka shtuar masat për shkak të fluksit të lartë të makinave që udhëtojnë drejt zonave bregdetare, turistike dhe qendrave të mëdha të banimit.

Gjatë javës që lamë pas, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe teleskopë, policia ka vendosur 24 231 masa administrative.

Policia bën me dije se janë pezulluar 154 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

Ndërkohë janë arrestuar 41 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 24 231 masa administrative, nga këto:

- 6701 për shpejtësi tej normave të lejuara;

- 1014 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

- 1306 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

- 2357 për parakalime të gabuara;

- 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

- 117 për manovra të rrezikshme në rrugë;

- 201 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

- 10034 për parkim të gabuar;

- 2234 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Më tej, gjatë javës që kaloi, janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e konstatuara.

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim