Shpend Ahmeti zgjidhet kryebashkiaku
i botës për muajin janar 2015-të

Shpend Ahmeti zgjidhet kryebashkiaku<br />i botës për muajin janar 2015-të
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është zgjedhur kryetari më i mirë i një qeverie lokale në botë për muajin janar të këtij viti.
 
Këtë e ka bërë ueb-faqja e njohur “Citymayors”, e cila në rubrikën e saj “Kryetari i Muajit” për këtë muaj e ka zgjedhur Ahmetin.
 
“Zgjidhja e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës ishte një ndryshim i madh. Ahmeti e ka rrëzuar nga pushteti një prej liderëve më të mëdhenj të Kosovës, partia e të cilit kishte udhëhequr 14 vite pas luftës. Ahmeti e përfaqëson Vetëvendosjen, një parti politike e formuar në vitin 2005”, shkruan ndër të tjera “CityMayor”. /Zëri/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf