Australi, shpendët zjarrpërhapës..., rinis një tjetër evakuim masiv

Australi, shpendët zjarrpërhapës..., rinis një tjetër evakuim masiv

Australia e pushtuar nga zjarret

Australia është duke luftuar për mbijetesë për shkak të zjarreve të shumta që e kanë pushtuar.

Pyetja e parë që të vjen në mendje është se çfarë po i shkakton këto zjarre.

Temperaturat e larta kanë kontribuar në shtimin e tyre dhe mosshuarjen edhe pse mendohet se shkak nuk është vetëm natyra.

Ka patur edhe të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme, ku 183 persona rrezikojnë 21 vite burg.

Autoritetet australiane kërkuan një evakuim tjetër masiv, në të gjithë juglindjen e vendit, pasi moti me temperatura të larta ndezi sërish zjarre të mëdha duke kërcënuar disa qytete dhe komunitete.

Kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, u bëri thirrje komuniteteve të jenë në gjendje gatishmërie përpara kushteve ekstreme.

Sipas “National Geographic”, një nga shkaktarët e përhapjes së zjarrve janë disa shpendë grabitqarë.

Deri në vitin 2018 mendohej se ata thjesht po përhapnin zjarr rastësisht, por hulumtimet e mëvonshme në sjelljen e tyre zbuluan se ata po përhapnin zjarret me qëllim të sigurimit të presë.

Eksperti i shpendëve,  Bob Gosford filloi një projekt të madh kërkimor në vitin 2012 bazuar në regjistrimet e fenomenit.

Ideja u nxit nga raportet e udhëheqësit të një grupi të gjuhëve Alaëa, punonjësin e shëndetit dhe aktivistin Phillip Waipuldanya Roberts.

Unë kam parë një skifter të marrë një shkop duke u djegur në kthetrat e tij dhe ta hedhë në një vend me bar të thatë, gjysmë milje larg, pastaj të presë e sulmojë eksodin e çmendur të brejtësve dhe zvarranikëve të djegur dhe të frikësuar nga zjarri. Kur ajo zonë u dogj, procesi u përsërit diku tjetër”, ka thënë Waipuldanya.

Shpendët janë skifterët apo fajkojtë, të cilët luftojnë për të kapur prenë e tyre në tokë.

Gjetjet përcaktuan se zogjtë në fakt po përhapnin zjarrin me qëllim Ka të bëjë me ushqimin, sepse nga këto kullota dalin zogj të vegjël, hardhucA, insekte, gjithçka që ikën përpara zjarrit”, konfirmoi Gosford.

Shpendët mund të jenë një nga shkaktarët e përhapjes së zjarreve edhëe në vendet e nxehta në Australi.

Profesori Dickman tregoi se rreth 34 specie janë zhdukur në Australi gjatë 200 viteve të fundit, shkalla më e lartë e humbjes për çdo rajon në botë.

Shtimi i shkatërrimit të popullsisë së kafshëve të egra është humbja e madhe e bagëtive në të gjithë vendin.

Sipas qeverisë së shtetit Victorian ka pasur dhjetëra mijëra bagëti të humbura vetëm në atë shtet ndërsa Departamenti i Industrisë së Parë të NSË sugjeron se mijëra të tjera kanë humbur.

Zogjtë që përhapin zjarr

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja