Shpenzimet elektorale rritin
sasinë e parasë jashtë bankave
Historikisht çdo periudhë parazgjedhore në dy dekadat e fundit është shoqëruar me një rritje të parasë jashtë bankave, teksa intensifikohen shpenzimet (zyrtare dhe jozyrtare) për fushatat e partive politike.
Historikisht çdo periudhë parazgjedhore në dy dekadat e fundit është shoqëruar me një rritje të parasë jashtë bankave, teksa intensifikohen shpenzimet (zyrtare dhe jozyrtare) për fushatat e partive politike.
Ndonëse ky vit nuk ka qenë normal dhe fushata zyrtarisht ka nisur vetëm javën e fundit, sërish tendenca e rritjes së parave jashtë banke është konstatuar që në prill. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja jashtë sistemit bankar në muajin prill shënoi një rritje me gati 2 miliardë lekë në prill (13 milionë euro), për herë të parë përgjatë këtij viti, duke arritur në 246 miliardë lekë, apo gati 1.8 miliardë euro.
Dy periudhat kur tradicionalisht ka rritje të parasë në qarkullim jashtë bankave janë në korrik-gusht kur vijnë emigrantët dhe turistët dhe dhjetor, kur sërish ka prurje nga emigrantë, ndërsa gjatë muajve të tjerë përgjithësisht ky tregues shënon rënie. Përjashtim kanë bërë vetëm periudhat para zgjedhore, kur paraja jashtë bankave shënon rritje të pazakontë. P.sh. në maj-qershor 2015, para zgjedhjeve vendore, ky tregues u rrit me gati 10 miliardë lekë. Në prill-maj 2013, për zgjedhjet e përgjithshme paraja jashtë bankave shënoi rritje me rreth 9 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në prill qershor 2009, ky tregues u zgjerua me rreth 6.6 miliardë lekë.
Periudhat parazgjedhore tradicionalisht shoqërohen me rritje të inflacionit (për shkak të rritjes së parasë në qarkullim) dhe zhvlerësim të monedhës vendase. Por këtë vit, aktorët e tregut valutor kanë konstatuar një rritje të pazakontë të përdorimit të euros këtë prag fushate, që ata e cilësojnë dhe si një ndër arsyet e zhvlerësimit të fortë të monedhës europiane në tregun vendas. Euro arriti një tjetër rekord në tregun vendas, duke u këmbyer me 134.14 lekë, niveli më i ulët që nga shtatori 2009. Teksa euro në bursa vijon të mbetet relativisht e fortë, në 1.11 USD, larg nivelit prej 1.05 USD, ku zbriti në dhjetor të vitit të kaluar, oferta e lartë e brendshme për valutë mbetet arsyeja kryesore që po forcon lekun në vend.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.1%
-
Jo
13.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Kek me mollë dhe kumbulla nga zonja Albana
10 Janar, 12:12
-
Spikat Vllaznia - Tirana, Superliga luan sot tre ndeshjet e para për vitin 2025
10 Janar, 12:09
-
Qebap sipas Albanës
10 Janar, 12:06
-
Tiranë/ Iliba Bezati zgjidhet me 18 vota pro zëvendës kryetare e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm
10 Janar, 11:58
-
Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë
10 Janar, 11:48
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata në Shqipëri shumë konfliktuale, fushata të jetë e bazuar në fakte e programe! Qeveri teknike? Bucci: Vendos politika
10 Janar, 11:21
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20
-
Aksioni i RENEA-s tek Astiri, Identifikohet i dashuri i 21 vjeçares, Shqiptarja.com zbulon të kaluarën e 26 vjeçarit nga Tepelena
10 Janar, 11:11
-
Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët
10 Janar, 11:08
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01