TIRANE - Kolegëve të A1Report u ndodh shpesh të ngrenë probleme të ndryshme përmes kronikave të tyre, të hapin tema debati mbi çështje që i interesojnë shoqërisë shqiptare për të cilat kërkojnë edhe mendimin e qytetarëve. Për këtë kanë krijuar edhe një rubrikë të quajtur “VoxReport” ku mikrofoni i kalon zërit të qytetarit.
Dhe kanë vënë re se shqiptarët kanë gjithmonë diçka për të thënë, për çfarëdolloj gjëje t’i pyesësh ata do të ndalen e do të të tregojnë si e mendojnë. Gati gjithmonë! Sepse nëse pyet shqiptarët të shprehen mbi qeverinë, menjëherë fillojnë shmangiet dhe evitimi i telekamerës, sikur të kishin frikë të flisnin.
Rasti më i fundit i ndodhi koleges Drilona Nokshiqi kur pyeti qytetarët se çfarë mendonin për shpenzimet prej 500 milionë lekësh në rezidencën qeveritare në 1 në Vlorë. Pyetjes së thjeshtë nëse e vlerësojnë normale që në kushtet aktuale qeveritarët të shpenzojnë shuma të tilla për krevate mbretërore e sauna, shqiptarët iu përgjigjën sikur të ishin shurdhmemecë.
Fenomeni vihet re pas të paktën 20 vjetësh demokracie në vend. Kur, sikundër ndodh në të gjitha vendet e demokratizuar, qytetarët duhet të ngrenë zërin kur mungojnë shërbimet dhe taksat e tyre investohen vetëm për shërbime më të mira ndaj qeveritarëve.

LAJMET MË TË VLERËSUARA