Shpenzimet për hetimet/ ReportTv zbardh udhëzimin e Çelës për vartësit: Sekuestroni pasuritë e të hetuarve dhe pandehurve

TIRANE-Shpenzimet procedurale janë një faturë e lartë për shtetin shqiptarë përgjatë hetimit të veprave penale, ndërsa prokurori Olsian Çela me anë të një udhëzimi i kërkon vartësve të tij të unifikojnë tarifat e shpenzimeve dhe të menaxhojnë shpenzimet.

Sipas udhëzimit të siguruar ekskluzvisht nga ReportTv, Çela për herë të parë kërkon që prokurorët të vënë sekuestro preventive gjatë fazës hetimore llogaritë bankare dhe pasuritë e personave të cilët janë në hetim ose statusin e të pandehurit.

Sipas nenit 31 të udhëzimit firmosur nga kryeprokurori Olsian Çela kërkohet nga vartësit e tij të aplikojë sekuestrot për personat të cilët vihen në hetim apo të pandehur.

Për të garantuar pagimin e shpenzimeve procedurale, prokurori për secilin procedim/ çështje që ka në ndjekje vlerëson kushtet /kriteret ligjore dhe i kërkon gjykatës vendosjen e sekuestros conservative në pasurinë e të pandehurit/ personit  nën hetim dhe të paditurit civil në procesin penal për të garantuar që në fazën e hetimeve paraprake  pagimin e shpenzimeve proceduriale të parapaguara nga shteti’’ thuhet në këtë udhëzim.

Po ashtu prokurori i përgjithshëm kërkon nga vartësit e tij të jenë menaxhues të aseteve financiare edhe në përzgjedhjen e ekspertëve, përkthyesve për cështjet të cilat ata kanë në hetim.

Një tjetër detaj është edhe pagesa e cila jepet për zyrtarët ku dieta për fjetje nuk duhet të jetë më e lartë se 3000 lekë dhe në rast se banon 100 km larg vendit ku do të kryhet shërbimi përfshi dhe ekspertizën jo më tepër se 2500 lekë dietë ditore dhe transporti me biletën tatimore.

Po ashtu Çela kërkon nga vartësit e tij për cdo cështje që dërgojnë në gjykatë pas përfundimit të hetimit ta shoqërojnë me pasqyrën financiare të shpenzimeve, dhe ti kërkojnë gjykatës të marri vendim që pagesa të kryhet nga personi i hetuar nëse gjendet fajtor.

Sipas përpiluesve të këtij udhëzimi të cilët ReportTv ka kontaktuar rezulton se ndërsa shpenzimet më të lartë rezultojnë se janë analizat e ADN-s ato autoteknike, dhe shërbimet e përkthimit dhe noterialet.

(Kliko ketu per te lexuar udhezimin e Kryeprokurorit Çela)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/05/2020 01:32

    /LEON/-te hetuarve u bllokoret pasuria qe te mos ta shesin fshehin ose tjetersojne kur jane ne hetim ,vecanerisht kur jane te ndjekur penalisht ne gjendje te lire ose mund te bejne dhe keshtu kur jane te lire mund dhe ti shesin ose te perdorin para te dyshimta te blene nje bilete o nje ID fallco e zhduken e pastaj drejtesia mbetet pa u zbatuar.

    Përgjigju
  • Leon: 23/05/2020 16:32

    Po te hetuarve pse..?apo per presion

    Përgjigju
  • polic: 23/05/2020 15:08

    tani do vihet drejtesia ne vend duke mbledh 100 lekshat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille