Një punonjëse e policisë së Rinasit u ndalua pasi ka hequr nga sistemi një automjet të shpallur alert. Sulltane Kuka, 29 vjeçe, me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Rinas akuzohet për veprat penale korrupsion, shpërdorim detyre dhe ndërhyrje në të dhënat kompiuterike.
Rasti është zbuluar nga grupi i inspektimit të policisë rrugore në Lezhë ku është konstatuar se automjeti i shpallur “Alert”, në pronësi të kompanisë së makinave me qira të shtetasit Leonard Karruka ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme.
Grupi i punës zbuloi se automjeti i kompanisë që operon në Rinas, është hequr nga efektivja Sulltane Kuka e cila dyshohet se e ka kryer këtë veprim kundrejt përfitimeve monetare. Makinat e shpallura alert, i përkasin asaj kategorie që janë konstatuar me shkelje nga shërbimet e policisë ose makinat inteligjente.
Report Tv mëson se Leonard Karruka i cili u ndihmua nga policja ka një kompani me makina me qira. "Rinas CAR RENTAL" , merret me "dhënie makina me qera. Import - eksport, tregti me pakice te automjeteve te përdorura”.
Ndërkohë policia e Shtetit njoftoi përjashtimin e saj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Leonard Karruka është personi që ndihmoi efektivja e Rinasit Sulltane Kuka 29 vjeç, e cila u përjashtua nga rradhët e policisë pas ndalimit se kishte shfrytëzuar pozitën e saj për përfitime personale. Karruku rezulton pronar i kompanisë "Rinas CAR RENTAL" që jep makina me qira. “Dhenie makina me qera. Import - eksport, tregti me pakice te automjeteve te përdorura”, është kjo veprimtaria e kompanisë së tij. Kuka i kishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme një automjet të shpallur “Alert”.


Sulltane Kuka efektivja e policisë në Komisariatin e Policisë Rinas që u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohet për korrupsion dhe ndërhyrje në të dhënat kompjuterike është përjashtuar nga policia e shtetit.
Njoftimi i policisë së shtetit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për përjashtimin e menjëherëshëm nga Policia e Shtetit, të punonjëses së Policisë së Shtetit, inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas.
Përjashtimi i kësaj punonjëseje u bë për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, neni 208, pika 3 "Përdor pozitën si punonjës policie për përfitime personale", pasi datë 25.09.2023, gjatë inspektimit të bërë nga grupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore në OASH-në, në Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, u konstatua se një automjet i shpallur “Alert”, ishte hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme. Po nga verifikimet e kryera nga gupi i inspektimit i Drejtorisë së Policisë Rrugore dyshohet se automjeti është hequr nga “Alert, nga punonjësja e Policisë S. K.
Për këtë rast, AMP ka bërë ndalimin e kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilido punonjës police që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
-
Sistemi tims eshte bere si lokal lagjeje ku futet kujt i do bytha. Si eshte e mundur qe kjo kisjte akses ne keto nivele dhe pulyetja tjeter eshte se çfare kene bere te tjeret dhe ljo policja e tahirit me perpara se nuk eshte e mundur qe te mos kete nderhuyre edhe here tjeter
Përgjigju -
TE DENOHET MAKSIMALISHT
Përgjigju -
Hajde ke lala se rregullohet ky muhabet
Përgjigju -
Ky eshte nje fakt shume shqetesues.Kur keta zyrtare nderhyjne ne kompjutera per nje ceshtje policore,kriminale,atehere c'mund te bejne ata zyrtare qe merren me pronat e kadastren?! Kush garanton se nuk do te nderhyhet ne kompjutera,se nuk do te kete /shtim/ose /zhdukje/ dokumentash te fallsifikuar,ose te ligjshem ?!
Përgjigju-
Ti kujton se keto 30 vite nuk eshte manipuluar cdo regjister i mundshem?
-
-
Hajde se ia hapim prap karrieren.....
Përgjigju -
SK nuk paska qenë dashnorja e ndonjë shefi prandaj paska kapur përjashtimin....
Përgjigju











Komente
Komento