Abuzimi me tenderin për transportin e gardianëve, GJKKO 1 vit e 4 muaj burg për ish-drejtorin e burgut të Lushnjës! Dënohen edhe 4 zyrtarë
Ish-drejtori i burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi
TIRANË- Ish drejtori i Burgut të Lushnjës Judmir Shurdhi është dënuar nga GJKKO me 1 vit e 4 muaj burg. Shurdhi u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Konkretihst Shurdhi ka abuzuar me tenderin për transportin e gardianëve.
GJKKO e dënoi me 2 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ai do të kryejë 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa do t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Nga ana tjetër Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg edhe ish-zyrtarët e Burgut të Lushnjës, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkelur procedurat në tenderin për transportin e gardianëve.
Krenar Gozhina është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, por me dënim të shkurtuar do të kryejë 1 vit burg, si edhe do t’i hiqet për 5 vite e drejta për të ushtruar funksione publike. Erjon Çela është dënuar me 9 muaj burg, me gjykim të shkurtuar do të kryejë 6 muaj. I njëjti dënim është dhënë edhe për ish-zyrtaren Miranda Idrizi, e cila nga 9 muaj burg do të kryejë vetëm 6 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ish-zyrtarja Xhejsika Kaja është dënuar me 1 vit liri me kusht, ndaj saj rëndon vetëm akuza për moskallëzim krimi.
Në dhjetor të 2021, SPAK dërgoi për gjykim dosjen, pasi nga hetimi ka rezultuar se në procedurat e prokurimit për transportin e punonjësve, janë evidentuar shkelje ligjore. Më konkretisht, drejtori Judmir Shurdhi ka ngarkuar të njëjtët persona si anëtarë të Njësisë së prokurimit dhe Komisionit të vlerësimit të ofertave si dhe ka ushtruar presion ndaj vartësve për favorizimin e një operatori transporti.

SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
82.6%
-
Jo
11.1%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 1354
Lajme të tjera
-
Merrnin para për leje ndërtimi e bënin favorizime, SPAK kërkon 13 vite burg për 3 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal dhe 2 përfaqësuesit e firmës private
20 Shtator, 14:28
-
VIDEO/ Po transportonin 8 klandestinë sirianë, arrestohen 2 trafikantët në Lushnjë
20 Shtator, 13:43
-
Forcohen kriteret për emërim në SPAK, një komision i BKH do i verifikojë! KLP voton vetëm prokurorët që kalojnë 'sitën' e Komisionit të Posaçëm
20 Shtator, 13:17
-
EMRAT/ Vodhën një shumë parash në një banesë, vihen në pranga dy bashkëpunëtorët në Fier
20 Shtator, 10:25
-
Foltores së Berishës nuk ia zgjidh dot hallin Gazi dhe Kukësi, por Washingtoni dhe SPAK!
19 Shtator, 18:34
-
Kush e pengon SPAK, të 'godasë' djathtas?
19 Shtator, 13:33
-
Torturonte qenin duke e përplasur me pemën dhe hedhur në shatërvan, vihet nën hetim 53-vjeçari në Lushnjë
18 Shtator, 18:57
-
VIDEO/ Zjarr në kodrat e Vajkanit në Fier, digjen shkurre e rrënjë ulliri
18 Shtator, 14:52
-
Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq drejtoreshën e spitalit memorial të Fierit, Rudina Degjonin! E akuzon për shpërdorim detyre
18 Shtator, 12:14
-
Lushnjë/ Pacienti vdiq në ambulancë pas aksidentit, arrestohen dy shoferët
18 Shtator, 11:42
-
Kërkoi lirinë, GJKKO rrëzon sërish Fredi Belerin, mbetet në burg! Në gjykatë ambasadorja greke e Vangjel Dule! Qytetari i irrituar: Turp t'ju vijë! Mbroni një vrasës
18 Shtator, 09:28
-
Bardhi publikon videon: Kush ia mbylli gojën Ramës për SPAK-un? Dikur i tregonte si bëhej puna
17 Shtator, 20:14