TIRANE- Nuk kishte marrë asnjë masë ndaj më shumë se 70 subjekteve të lojërave të fatit që nuk kishin asnjë leje, ndërsa nuk ka asgjësuar asnjë makineri të paregjustruar edhe pse strukturat e kontrollit i kishin raportuar. Këto janë akuzat që rëndojnë mbi Besnik Çobajn, ish-drejtor në Njësinë e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit (NJMLF) pranë Ministrisë së Financave. Por duket se, Çobaj ishte njoftuar më parë se do të arrestohej dhe është arratisur. Dy ditë më parë, policia ka shkuar t’i vendos prangat por nuk e ka gjetur. Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Besnik Çobajn, i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Vendimi i gjykatës ende nuk është ekzekutuar, për faktin se nuk është gjetur personi i dyshuar dhe për këtë arsye, prokuroria e ka shpallur në kërkim dhe është deklaruar ikja e personit.
HETIMI NDAJ ÇOBAJT
Prokuroria mësohet se ka nisur hetimin ndaj Besnik Çobajt, 1 vit më parë, në muajin nëntor 2013, pas një kallëzimi të Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Financave. Në kallëzim thuhet se, ish-drejtuesi i NJMLF nuk ka marrë masat për konfiskimin e automateve elektronike dhe pajisjeve të tjera të lojërave të fatit, të cilat janë konstatuar të paliçensuara nga kontrollet e kryera nga po ky institucion. Në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Tiranës, ka rezultuar se, gjatë periudhës Janar-Shtator 2013, Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit ka ushtruar kontrolle në disa qytete, ku përmenden kryesisht Tirana, Shkodra dhe Kavaja.
Gjatë këtyre kontrolleve, sipas akteve të konstatimit të mbajtura nga Sektori i Mbikqyrjes, rezulton se janë evidentuar në këto tre qytete rreth 140 automate elektronike të paregjistruara në mbi 70 subjekte të paliçensuara dhe të paregjistruara në organet përkatëse shtetërore. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se nga ana e ish-drejtuesit të Njësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, të dyshuarit Besnik Çobaj, nuk është nxjerrë asnjë urdhër për ekzekutimin e konfiskimit të paisjeve të paregjistruara dhe të paliçensuara sipas përmbajtjes së 177 akt konstatimeve, të mbajtuara nga ana e inspektorëve të sektorit të mbikqyrjes për periudhën janar – korrik 2013, në të cilat janë evidentuar pajisjet e paregjistruara, objekt konfiskimi.
NUK U MORËN MASAT
Po kështu nuk ka asnjë raste ku dy sektorët, pjesë e Drejtorisë Operacionale, (Sektori i ushtrimit të Operacioneve të Mbikqyrjes dhe Sektori i Zbatimit të Masave Shtrënguese) të kenë bashkëpunuar dhe bashkëvepruar, duke qenë se Sektori i Masave Shtrënguese nuk ushtron vetëm funksionin e ekzekutimit të masës shtrënguese, por njëkohësisht është në funksionin e mbikqyrjes dhe të konstatimit të shkeljës, të cilin e ekzekuton ne vend. Në akt konstatimet e mbajtura nga Sektori i Mbikqyrjes është konstatuar se në asnjë rast të konstatimit të shkeljeve për ushtrim të paliçensuar, sipas të cilave janë evidentuar pajisje/automate që duhen konfiskuar, nuk rezulton të jetë kryer ekzekutimi i kësaj mase as nga ky sektor dhe as nga Sektori i Masave Shtrënguese.
Në këtë mënyrë, prokuroria ka shkuar në përfundimin se, me veprime e mosveprime, është lejuar lënia në qarkullim të pajisjeve të lojrave të fatit dhe ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundraligjshme nga shumë subjekte të paliçensuar dhe të paregjistruara, duke mundësuar tjetërsimin e këtyre pajisjeve ose mbetjen në qarkullim për shkak se kanë mbetur të paidentifikueshme dhe nuk janë konfiskuar, sipas përcaktimeve ligjore.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com