Ish kreu rajonal i tatimeve në Tiranë Androkli Kokthi nuk pranon akuzën e prokurorisë dhe i drejtohet Gjykatës së Apelit për të fituar lirinë.
 
Kokthi pritet të dalë para gjykatës së apelit dhe gjyqtarit Ervin Metalla mëngjesin e 9 Mars 2016, ku në kërkesën drejtuar kësaj gjykate ai kërkon lirim të menjëhershëm.
 
Kokthi u prangos me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve korruptive për të cilat gjykata penale e Tiranës më 20 shkurt e la nën masë sigurie arrest me burg.
 
Sipas prokurorisë Kokthi duke shpërdoruar detyrën i ktheu një firmë të tregtimit të pjesëve të këmbimit mallin e sekuestruar pa faturë në vlerën e 4 milion lekëve.

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)