Shpërdoroi detyrën për ryshfet duke lejuar futjen e mallrave kontrabandë, ndalohet doganieri në Vlorë

Shpërdoroi detyrën për ryshfet duke lejuar futjen e mallrave kontrabandë, ndalohet doganieri në Vlorë

Foto ilustruese

Një 46-vjeçar me profesion doganier është ndaluar nga policia e Vlorës pasi i është caktuar masa ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Shkallës së Parë për korrupsion.

46-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejoi futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

“Nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit A. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin e datës 18.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si doganier në portin e Vlorës, në këmbim të ryshfetit, ka lejuar futjen e mallrave kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen