Tre vite burg është kërkesa e Prokurorisë për ish-ministrin e Punës në Qeverinë "Berisha", Spiro Ksera. Prokurori Ndini Tavani ka lexuar konkluzionet e akuzës në seancën e kësaj të hëne, ndërsa pritet që në rast të dënimit ndaj ish Ministrit të aplikohet ulja me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë e zbutur ka qenë kërkesa e akuzës për vartësit e Kserës dhe 1.6 vite burg për secilin nga të pandehurit Artevis Mene, Dritan Fejzulla, Elda Kozaj, Elisabeta Dodbiba, do të konvertohet në liri me detyrimin e paraqitjes në shërbim prove për dy vite. I vetmi person që refuzoi gjykimin e shkurtuar rezulton Alban Karabashi i cili është në arrati dhe kërkim policore dhe gjyqi ndaj tij vazhdon i veçuar.Ksera dhe 5 të pandehurit e tjerë u vunë nën akuzë pasi rezultoi se në një skemë fiktive aktivitetesh për komunitetin Rom të financuara nga ministria e drejtuar nga Ish Ministri vodhën 30 milion lekë.
Fotot të modifikuara
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një nga rastet flagrante të vjedhjes së fondeve me anë të manipulimit të fotove të aktiviteteve sociale në Ministrinë e drejtuar nga Spiro Ksera. Ndër provat e Prokurorisë kundër ish ministrit të Punës Spiro Ksera, akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, janë dhe këto dy foto të siguruara nga “ReportTv”, njëra është origjinale dhe tjetra e falsifikuar nga punonjësit e Kserës.Sipas organit të akuzës ministria ka manipuluar me “Photoshop” foton e një aktiviteti të zhvilluar nga PNUD në Shqipëri, duke e shitur si foto të një aktiviteti të zhvilluar nga ministria, për të cilin është marrë edhe fond, por që nuk është zhvilluar kurrë. Pra ministria mjaftohej vetëm me një foto të përpunuar për të justifikuar paratë që merrte nga buxheti i shtetit për zhvillimin e aktiviteteve me rëndësi sociale për komunitete të ndryshme në vendin tonë.Konkretisht bëhet fjalë për një foto të 11 prillit të vitit 2013 që paraqet një aktivitet për komunitetin rom të financuar nga PNUD në Shqipëri, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Romëve.“Me romët për Romët” është aktiviteti i financuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara PNUD. Fotot janë ndër 30 provat që Prokuroria disponon ndaj ishministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Kserës dhe 7 personave të tjerë nën hetim, mes tyre dhe 2 gra.
Për vizat amerikane
Ish-ministri i Punës Spiro Ksera që prej pesë ditësh ndodhet në qeli për 6 abuzime me aktivitetet e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ndodhet nën hetim nga njësia hetimore Task-Forcë dhe për një çështje tjetër, shumë të ndjeshme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për SHBA.“Shqiptarja.com” mëson se ndaj Kserës prokuroria ka një hetim të dytë, që bën fjalë për abuzimet me miratimin e vizave amerikane për “zyrtarët” e ministrisë që dikur drejtohej nga Ksera.Burimet pranë prokurorisë thanë se Ksera, në periudhën kur tre shtetas nga Elbasani, dy femra dhe një burrë janë larguar në Amerikë, duke u maskuar si punonjës të Ministrisë së Punës, ka drejtuar këtë dikaster si dhe ka firmosur për marrjen në punë të tre individëve, të cilët disa kohë më parë janë kapur në SHBA, me dokumenta të parregullta. Për këtë çështje ka qënë nën hetim dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Kleves Bitro, i cili tashmë është dënuar për këtë krim.Ndërkohë hetimet janë ende të hapura për ish-ministrin Ksera dhe disa persona të tjerë.Këto hetime kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ambasada Amerikane.
S’pranoi akuzën
I vetmi person që refuzoi gjykimin e shkurtuar rezulton Alban Karabashi i cili është në arrati dhe kërkim policore dhe gjyqi ndaj tij vazhdon i veçuar.
Hetimet për Vizat
Ndërkohë hetimet janë ende të hapura për ish-ministrin Ksera dhe disa persona të tjerë.Këto hetime kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Ambasada Amerikane.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com