Shpërndahen çmimet në “Koko fest” në Korçë, triumfon Altin Basha

KORÇË-Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko fest” në Korçë ka mbyll siparin mbrëmjen e djeshme. Trupat teatrore nga mbarë trevat shqipfolse u prezantuan në këtë edicion të gjashtë në qytetin e Korçës, për të sjellë pranë publikut artëdashës  veprat shqiptare.

 “Shfaqja më e mirë” u vlerësua “Karnavalet e Korçës” e shkruar nga Spiro Comora edhe me regji të Altin Bashës, që vihej në skenë nga Teatri i Prishtinës.

Shfaqja më e mirë (Karnavalet e Korçës), regjia më e mirë (nga Altin Basha), aktorja më e mirë në rol kryesor (Ilire Vinca), aktori më i mirë dytësor (Besart Sllamniku) edhe kostumografia më e mirë ( Ilriana Loxha Basha) janë çmimet që shkuan për shfaqjen e Prishtinës.

"Jam shumë i lumtur që në premierën e saj në Shqipëri dhe në Korçë Karnavalet e Korçës  gjeti maksimumin e saj në skenën e teatrit të Korçës. Është një shfaqje që i takon të gjithë shqiptarëve por më së veçanti qytetarëve të Korçës. Jam shumë i lumtur që u mirëprit. Ndoshta të rikthehemi në Tiranë ndofta të rikthehemi në Korçë do kisha pas dëshirë edhe disa netë më shumë në këtë sallë.  Është një ndihmë e jashtëzakonshme pasja e festivaleve të tilla serioze të cilat vit pas viti rriten dhe shpresoj të vazhdojnë në këtë rrugë", tha regjisori Basha.

Me çmim u vlerësuan në këtë finale edhe tre emra të njohur, si artisti 93-vjeçar Koço Qëndro, Dhimitër Orgocka, Ruxhdi Pulaha dhe Ligoraq Riza.  Mbrëmja e parë e festivalit u çel me shfaqjen ‘Kopshti i qershive’ të autorit të njohur rus Çehov me regji të Dino Mustafiç. Të ftuar përgjatë tetë netëve të festivalit ishin artistë të njohur  shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?