Një vajzë shqiptare dhe i fejuari i saj italian janë kapur në Itali, pasi në mënyrë të organizuar shpërndanin ekstazi me logo të “WatsApp”.
Siç raportojnë mediat italiane, çifti i të rinjve është arrestuar në flagrancë me disa doza amfetamine, kokaine dhe ekstazi në një diskotekë në rajonin e Ragusa në Itali.
Bëhet fjalë për Xhesika Kaftirani, 22 vjeçare dhe të fejuarin e saj italian Xhovani Nikastro, 26 vjeç.
Sipas policisë italiane, karabinierët kishin marrë sinjalizim për shpërndarjen e drogës në zonë dhe këtë e kryenin duke future klientët brenda automjetit të tyre me të cilin edhe qarkullonin.
Pas arrestimit, karabinierët italianë kanë kontrolluar edhe banesën e tyre ku kanë gjetur qindra doza të tjera ekstazi, disa doza kokaine, materiale për prerjen e drogës dhe një peshore profesionale.
/Shqiptarja.com