DURRES - Policia e Durrësit ka shkatërruar një grup shpërndarësish të lendeve narkotike të llojit heroinë. Pesë persona janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit te koduar "URT”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
 
Këta shtetas janë arrestuar pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Durrës. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 200 doza heroinë dhe kanabis sativa. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e proves materiale 8 telefona celulare, 1 automjet i markes “Mercedez Benz”.
 
Personat e arrestuar:
Neki Alias (Klodian Begaj) 34 vjeç i dënuar më parë në Itali për shitje të lëndëve narkotike
Amarald Kariqi, 35 vjeç
Antonio Zani, 22 vjec
Gezim Limani, 41 vjeç, i dënuar më parë për shitje të lëndëve narkotike; Xhuliano Çela 22 vjeç.
 
Ahmet Limani, 38 vjeç, i dënuar me parë për shitje të lendeve narkotike është shpallur në kërkim nga policia

A1 Report sjell fotot e te arrestuarve
neki begaj
(Në foto: Neki Begaj)

gezim limani
( Në foto: Gëzim Limani)

amarald kariqi
(Në foto: Amarald Kariqi)

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)