Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Elbasanit. Vihet në pranga një 37-vjeçarqë ushtronte këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Atyre u sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë, peshore elektronike, 4 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Elbasanit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional në DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Share", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit:
Ai është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale është edhe shtetasi i shpallur në kërkim E. R. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.