EMRAT/ Shpërndanin kanabis nëpër rrugët e Tiranës, 4 të rinj në pranga! Sekuestrohen qindra doza, ja ku e ushtronin aktivitetin

EMRAT/ Shpërndanin kanabis nëpër rrugët e Tiranës, 4 të rinj në pranga! Sekuestrohen qindra doza, ja ku e ushtronin aktivitetin

Kanabisi në Tiranë

Katër të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njër-tjetrin pasi siguronin kanabis, e përgatisnin atë në doza dhe e shpërndanin nëpër rrugët dhe lagjet kryesore të Tiranës.

Në kuadër të operacionit "Barrikadat" 4 persona u arrestuan nga policia e Tiranës pasi shpërndanin kanabis në doza.

Të rinjtë u vunë në pranga te “rruga e Barrikadave” dhe kishin gati për shitje lëndën narkotike. Policia u sekuestroi edhe 200 qese farmaceutike ku ndanin kanabisin për shitje.

Blutë e Tiranës thonë se pasi e siguronin kanabisin, të rinjtë e përgatisnin në doza dhe më tej e shpërndanin në rrugën "Bardhok Biba", "Siri Kodra", në bulevardin "Zogu i Parë", dhe në Rrugën e Barrikadave.

Të arrestuarit të moshës 20 dhe 22 vjeç Klevis Kullafi, Skerdi Kurti, Brian Dafku dhe Dritan Shehu, në vijim pritet të dalin para gjykatës.

1693039380_WhatsAppImage20230826at10.06.16AM.jpeg

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim